GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tregu i qirasë financiare u rrit me 7.7% vitin e kaluar

19:45 - 10/07/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tregu i qirasë financiare u rrit me 7.7% vitin e kaluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tregu i qirasë financiare (lizingut) u rrit me ritme më të shpejta vitin e kaluar.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, portofoli i qirasë financiare në fund të vitit 2023 arriti vlerën e 11.2 miliardë lekëve, ose rreth 108 milionë euro. Vlera e portofolit u rrit me 7.7% krahasuar me vitin 2022.

Qiraja financiare është një produkt i fokusuar kryesisht në financimin e mjeteve të transportit të bizneseve dhe individëve dhe në një pjesë më të vogël në financimin e pajisjeve dhe linjave të prodhimit të bizneseve.

Portofoli i qirasë financiare, sipas produkteve, dominohet nga financimet për mjete transporti personale (42%) dhe mjete transporti pune (29%). Në vitet e fundit, kompanitë e lizingut po shtojnë vëmendjen edhe në financimin e pajisjeve për prodhimin e energjisë së rinovueshme, sidomos të paneleve diellore.

Tregu i lizingut, ashtu si ai i produkteve të tjera financiare, ka ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në periudhën pas pandemisë. Një nga aktivitetet ku lizingu ka peshë të rëndësishme është financimi i blerjes së automjeteve për dhënien e tyre me qira, kryesisht për përdorim nga turistët.

Turizmi dhe aktivitetet e lidhura me të po shënojnë një rritje të shpejtë dhe kjo rritje po i jep efektet e veta zinxhir edhe në sektorët financiarë të lidhur me të. Turizmi gjithashtu ka rritur kërkesën për taksi dhe flotat e reja janë të orientuara drejt automjeteve elektrike. Blerja e tyre përbënin gjithashtu një kontigjent të rëndësishëm të kërkesës për financime me lizing.

Efekti i tërthortë i turizmit shtrihet edhe në sektorët e distribucionit dhe tregtisë, që kanë zgjeruar flotat e tyre të automjeteve. Një segment tjetër në rritje është edhe ai i shërbimeve mjekësore, ku blerja ose rinovimi i pajisjeve po financohet në një masë të madhe me qira financiare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktualisht në tregun e qirasë financiare ushtrojnë aktivitet 10 institucione të licencuara për ofrimin e qirasë financiare. Megjithatë, veç institucioneve financiare jobanka, ky produkt ofrohet edhe nga disa bankave tregtare në vend.

Qiraja financiare është një produkt i ngjashëm me kredinë, por ndryshimi kryesor është se produkti i financuar nëpërmjet saj mbetet në pronësi të institucionit financiar deri në momentin kur klienti shlyen detyrimin e plotë. Mekanizmi i lizingut parashikon një parapagim të pjesshëm nga klienti të vlerës së mjetit apo pajisjes së financuar.

Parapagimi minimal ndryshon në varësi të kushteve që ofron secili institucion financiar, por mund të fillojë nga 10%, deri në 30% të vlerës. Pjesa e mbetur paguhet me këste mujore deri në shlyerjen e plotë të vlerës./E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë
Etiketa: ekonomi

Lajme të lidhura

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Para
“Përfitoi tendera”/ Vajza e Linda Ramës padit Berishën: Ja vërteta e lidhjes me studion belge 51N4E

"Përfitoi tendera"/ Vajza e Linda Ramës padit Berishën: Ja vërteta e lidhjes me studion belge 51N4E

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën
Sport

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës së 29 të Kategorisë së Parë ku skuadrat që janë në...

Lexo më shumë
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com