GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Trekëndëshi që zbulon tradhtinë ndaj Kosovës

në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Trekëndëshi që zbulon tradhtinë ndaj Kosovës

*

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Bytyçi

Ditët e fundit kemi tri realitete në raportet me Kosovën. Nëse i vendosim këto tri realitete në brinjët e një trekëndëshi, atëherë do duhej të ndiqnim këtë rend:

Në këndin e parë vendosim projekt-rezolutën që opozita shqiptare ka paraqitur në kryesinë e parlamentit, për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kjo projekt-rezolutë pret të diskutohet në një nga seancat e parlamentit për t’u miratuar ose jo. Por kryeministri dhe një nga zërat e tij në Partinë Socialiste, Ermonela Felaj, bënë me dije se ajo nuk do të votohet, pra se do të përmbyset. Njësoj si rezoluta për masakrën e Srebrenicës!

Zonja Felaj vendosi diçka tjetër ne brinjën e dytë të këtij trekëndëshit: – Open Balkan! Pra, në vijim të Rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë e përballë tij ajo vendos Ballkanin i Hapur! Sipas saj ky asociacion nuk na lejon të dënojmë krimet gjenocidale të Serbisë në Kosovë! Shkurt, të vërtetën e Kosovës edhe kësaj radhe do ta mbulojë bashkëpunimi i ngushtë midis Tiranës zyrtare dhe Beogradit! Deputetja e PS-së, zonja Felaj, duhet falënderuar për sinqeritetin e saj! Sepse në fakt kjo është arsyeja pse qeveria shqiptare është kundër dënimit të çdo gjenocidi serb në Kosovë, BH e gjetkë në Ballkan!

Në brinjën e tretë të trekëndëshit u var, ndoshta pa dëshirën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, betimi që bëri me 31 maj presidenti serb, Vuçiç, kur përdori formulën e nacionalistëve serbë të Milosheviçit e Çubrilloviçit për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Serbisë, përfshirë „Kosovën dhe Metohinë“! Kështu plotësohet mozaiku i gjithë asaj që ndodh rreth Kosovës.

Pra Vuçiç kërkon që të ruajë sovranitetin e Serbisë në Kosovë. Madje betohet për këtë! Po si do ta bëjë? Me luftë? Askush nuk e beson këtë. Atëherë i mbetet ta realizojë këtë sovranitet të humbur përmes Open Balkan. Presidenti i Serbisë ka deklaruar gjithashtu se në vendet ku drejtojnë miqtë e tij nuk do të ketë rezultat për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë dhe në Kosovë. Ai është i bindur në këtë deklaratë.

Por opozita e re e shqiptarëve në Shqipëri pasi paraqiti rezolutën e njohjes së gjenocidit serb në Srebrenisë, ka depozituar në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë një rezolutë tjetër për të dënuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Në këtë rezolutë janë shënuar një e për një të gjitha krimet gjenocidale që regjimi i Milosheviçit ka kryer kundër shqiptarëve. Qëllimi i opozitës është që deri më 12 qershor, ditën e çlirimit të Kosovës nga pushtimi dhe sundimi i Serbisë, kjo rezolutë të kalojë në parlamentin shqiptar.

Por ku qëndron në këto dy qasje Edi Rama? Qartësisht e saktësisht ai qëndron pro-Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç. Ai vijon ta mbrojë Open Balkan-in edhe pse Vuçiç betohet se nuk do të lejojë shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq presidenti i Serbisë pranon që ka investuar që Shqipëria dhe vendet e tjera të mos njohin gjenocidin serb në luftërat që Beogradi shkaktoi gjatë viteve 1990. Dhe Edi Rama pranon de facto këtë të vërtetë kur kundërshton miratimin në parlament të rezolutës së opozitës për dënimin e gjenocidit të Serbisë së Milosheviçit dhe Vuçiçit në Kosovë!

Ky qëndrim I kryeministrit të Shqipërisë ndaj rezolutës së lartpërmendur dhe mungesa e reagimeve të tij për betimin e presidentit të Serbisë, si dhe mbrojtja vetëmohuese që ai i bën Open Balkan-it e rrjeshton atë përkrah Serbisë kundër Kosovës! Ky qëndrim e bën Edi Ramën, mazhorancën e tij në parlamentin e Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare subjekt anti-human. Dhe një subjekt që rreshtohet në krah të kriminelëve serbë, duke mos pranuar ndëshkimin e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, në një farë mënyrë bëhet subjekt kriminal.

Por ky qëndrim ka edhe dimensionin kombëtar. Shqiptarët mund të përcaktojnë qëndrimin e tyre bazuar në kodin moral të tyre kur bëhet fjalë për sjelljen, qëndrimet dhe përkrahjen që Edi Rama i bën Aleksandër Vuçiç dhe projektit të tij serb të Ballkanit të Hapur! Refuzimi për ta votuar rezolutën e opozitës shqiptare për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nuk mund të justifikohet me asgjë. Edhe nëse Serbia do t’i shpallte luftë Shqipërisë pse ajo do miratonte një rezolutë të tillë, kjo rezolutë do të duhej të kalonte në parlamentin shqiptar! Asgjë, asgjë nuk mund ta pengojë këtë rezolutë. Aq më pak Open Balkan, ky projekt serb që shkatërron shtetësinë e Kosovës dhe projekton prezencën ruse në rajonin tonë!

Nëse vërtet Edi Rama do ta bllokojë këtë rezolutë, atëherë shqiptarët do të duhet që kryeministrin e Shqipërisë ta trajtojnë njësoj si edhe Aleksandër Vuçiç-in! Kosova, njësoj siç bllokon presidentin e Serbisë për të hyrë në territorin e saj, po ashtu duhet të vendosë të njëjtin standard për kryeministrin e Shqipërisë! Sa kohë që Rama trajtohet ndryshe nga Vuçiç, ai do të vazhdojë të bashkëpunojë me Beogradin kundër Kosovës e madje edhe kundër Shqipërisë!

Etiketa: Enver Bytycikryesore2

Lajme të lidhura

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
Para
Të dy në gjendje të dehur/ Babë e bir rrihen me njëri-tjetrin, vihen në pranga

Të dy në gjendje të dehur/ Babë e bir rrihen me njëri-tjetrin, vihen në pranga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”
Aktualitet

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26

Tre varka me vela janë nisur mbrëmjen e djeshme nga Brindisi drejt Shqipërisë, në kuadër të një nisme solidariteti me...

Lexo më shumë
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com