GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Triumf me “poker” ndaj Barçës, Reali fiton Superkupën

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Triumf me “poker” ndaj Barçës, Reali fiton Superkupën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madrid fiton për të 13-ën herë në histori Superkupën e Spanjës, ndërsa triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Barcelonës në finale, me katalanasit që e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë.

Madrilenët diktuan ritmin në pjesën më të madhe të takimit, ndërsa në minutën e 7’ pas asistit të dhuruar nga Bellingham, Vinicius Junior zhbllokoi sfidën dhe vetëm tre minuta më pas, braziliani shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e Ancelotti-t.

“Blaugrabat” provuan të reagonin, me Robert Lewandowski-n që realizoi një perlë të vërtetë në minutën e 33’ dhe rihapi sfidën.

Megjithatë vetëm gjashtë minuta më pas, “Los Blancos” fituan penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të Araujo-s, ekzekutimin e së cilës e mori përsipër Vinicius, i cili shënoi dhe bëri “hat-trick”.

Ndërkohë, në minutën e 64’ rrugë drejt rrjetës e gjeti Rodrygo, i cili bëri “poker” për Realin.

Si të mos mjaftonte rezultati, Araujo bën ndërhyrje të gabuar ndaj Vinicius dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e Xavit me dhjetë lojtarë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 4-1, me Real Madrid që fiton për të 13-ën herë në histori Superkupën e Spanjës, duke iu afrua Barçës, që e ka fituar këtë trofe 14 herë.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Nis java e 9-të e Superiores/ Nga përballja pa spektatorë, te sfida që garanton spektakël në “Elbasan Arena”
Sport

Nis faza e dytë e kampionatit! Java e 10-të do të luhet të dielën dhe të hënën

10:18 - 31/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”

16:15 - 30/10/26
Interi dhe Milan me stadium të ri, ‘San Siro’ do të zëvendësohet nga ‘Generali Stadium’
Sport

Interi dhe Milan me stadium të ri, ‘San Siro’ do të zëvendësohet nga ‘Generali Stadium’

14:33 - 30/10/26
Para
“Kanë martesë me kontratë”, Roza flet për çiftin e showbiz-it

“Kanë martesë me kontratë”, Roza flet për çiftin e showbiz-it

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë
Botë

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

20:51 - 31/10/26

 Demonstrata që u zhvillua më herët këtëtë shtunën pasdite me iniciativën e “Gen Z regelt” në Hamburg u shndërrua në...

Lexo më shumë
Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

20:32 - 31/10/26
“Maska e policisë, më e frikshmja”/ Tre protestuese veshin uniformat e policisë për festën e Halloween

“Maska e policisë, më e frikshmja”/ Tre protestuese veshin uniformat e policisë për festën e Halloween

20:13 - 31/10/26
“Bashkohuni në çlirimin final më 28 nëntor”/ I riu thirrje për mobilizim: Rama dhe Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008

“Bashkohuni në çlirimin final më 28 nëntor”/ I riu thirrje për mobilizim: Rama dhe Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008

20:04 - 31/10/26
Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria, efektivët përdorin spray ndaj të rinjve

Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria, efektivët përdorin spray ndaj të rinjve

19:57 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com