Debati i dytë presidencial brenda republikanëve në SHBA, përfundoi ashtu siç filloi: me ish-presidentin Donald Trump, i cili ende nuk është shfaqur përkrah rivalëve të tij në skenë, si kandidati kryesor dominues i partisë.
Shtatë pretendentët në garë në përballjen e së mërkurës mbrëma në Bibliotekën Presidenciale Ronald Reagan, në Kaliforni, dhanë një sërë momentesh të paharrueshme, duke përfshirë përplasjen e ish-guvernatores së Karolinës së Jugut, Nikki Haley, me sipërmarrësin Vivek Ramaswamy.
“Sinqerisht, sa herë që të dëgjoj, ndihem pak më budalla për atë që thua,” i tha ajo në një moment.
Dy kandidatët kritikuan gjithashtu mungesën e Donald Trump. Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie e quajti ish-presidentin “Donald Duck” dhe tha se ai “fshihet pas shkopinjve të tij të golfit” në vend që të mbrojë veten e tij në debat.
Republikanët bënë gjithashtu një goditje të hershme ndaj Presidentit Joe Biden. Senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott e kritikoi Biden, për mungesën e reagimit për grevën e sindikatës së punëtorëve të automobilave në Michigan. Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence tha se Biden nuk ka bërë sa duhet për papunësinë. Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum tha se Biden po ndërhynte në “tregjet e lira”.
Megjithatë, ajo që u zhvillua në debatin, e organizuar nga Fox Business Netëork dhe Univision, nuk ka gjasa të ndryshojë trajektoren e një gare, në të cilën Trump ka mbetur dominues në sondazhet kombëtare.
Disa nga momentet kyçe të debatit të republikanëve:
Qasja e Trump duket se po shpërblehet
Trump, zgjedhjet, SHBA
Rivalët e Trump e sulmuan atë disa herë. DeSantis e atakoi atë për shpenzimet deficitin. Christie e ironizoi, duke e quajtur “Donald Duck” për anashkalimin e debatit.
“Ky djalosh jo vetëm që ka ndarë partinë tonë, por ka ndarë edhe familje në të gjithë vendin. Ai ka miq të ndarë në të gjithë vendin”, tha ish guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie. “Ai duhet të hiqet nga ky proces”, vijoi ai.
Megjithatë, Trump i shpëtoi një shqyrtimi serioz të katër viteve të tij në Zyrën Ovale, me rivalët që kanë pikëpamje kryesisht pozitive për presidencën e tij.
“Debati i dytë i republikanëve ishte po aq i mërzitshëm dhe i parëndësishëm sa debati i parë, dhe asgjë nga ato që u tha nuk do të ndryshojë dinamikën e garës paraprake”, tha në një deklaratë këshilltari i lartë i fushatës së Trump, Chris LaCivita.
Dy orë të çrregullta
Debati i dytë u shoqërua nga ndërprerje, diskutime dhe grindje të zgjatura midis kandidatëve dhe moderatorëve për kohën e fjalimit.
Kjo është e vështirë për shikuesit që përpiqen t’i kuptojnë të gjitha, por edhe më keq për këta kandidatë pasi ata u përpoqën të dalloheshin si alternativa praktike ndaj Trumpit që mungonte.
Duke e komplikuar më tej çështjen, kandidatët më pëlqyeshmërinë më të lartë pas Trump – DeSantis dhe Haley – ishin ata të cilët nuk ishin shumë aktiv, veçanërisht gjatë orës së parë e vendimtare të debatit. Moderatorët u përpoqën vazhdimisht t’i hapnin rrugë guvernatorit të Floridës, De Santis, të paktën në fillim, pasi ai mungoi në seancë gjatë 15 minutave të para.
Ramaswamy doli disi më mirë, duke folur më me zë të lartë – dhe më shpejt – se shumica e rivalëve të tij.
Grupi i moderatorëve mori kritika për humbjen e kontrollit gjatë pjesës së parë të debatit, ku u zhvillua një përplasje krejtësisht e çrregullt.
Sulmet e ashpra
Gjatë gjithë natës, Scott dukej sikur po kërkonte një përleshje me dikë dhe më në fund e kuptoi këtë kur i vuri sytë koleges së tij nga Karolina e Jugut, Haley.
Ai e filloi linjën e tij të sulmit duke e akuzuar atë se kishte shpenzuar 50,000 dollarë për perde gjatë kohës së saj si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.
Ajo që pasoi ishte që dy republikanë të tjerë të shkonin përpara dhe të hidheshin në sulm për perdet. “Bëni detyrat e shtëpisë, Tim, sepse Obama i bleu ato perde,” tha Haley, ndërsa Scott përsëriti: “A i ktheve ato? A i ktheve ato?” Haley më pas u përgjigj: “Ai i ktheva? Ju jeni ai që punon në Kongres.”
Mosmarrëveshja midis dy përfaqësuesve nga Karolina e Jugut dukej e thellë, por ia vlen të kujtojmë se rreth një dekadë më parë, kur Haley ishte guvernatore, ajo emëroi Scott në vendin e Senatit që ai mban aktualisht, pasi republikani Jim DeMint dha dorëheqjen. Ky besim tek Scott duket se është tretur në këtë garë presidenciale.
Një performancë e pabarabartë për DeSantis
I përballur me konkurrentët e tij republikanë për herë të parë seriozisht, DeSantis dha një performancë të pabarabartë nga qendra e skenës – një vend që është dukshëm më pak i sigurt se sa në debatin e parë në Milwaukee.
Pavarësisht rregullave që i lejonin kandidatët të përgjigjeshin nëse u përmendej emri, DeSantis e la Fox-in të kalonte në reklama kur Pence nisi ta fajësonte guvernatorin për vendimin e jurisë për të dhënë një dënim me burgim të përjetshëm, dhe jo një dënim me vdekje, për vrasësin masiv në shkollën e mesme Parkland.
DeSantis e kundërshtoi vendimin dhe mbrojti një ligj që e bëri Florida shtetin me pragun më të ulët për të vënë dikë në dënim me vdekje. Ai as nuk u përgjigj kur Pence e akuzoi se kishte fryrë buxhetin e Floridës me 30% gjatë mandatit të tij.
Përpara debatit të parë në Milëaukee, një strateg i lartë i fushatave zgjedhore, pro DeSantis u tha donatorëve se “79% e njerëzve do ta shikojnë debatin dhe do ta fikin pas 19 minutash”.
Me këtë masë, guvernatori i Floridës arriti të fliste fillimisht të mërkurën mbrëma pikërisht në kohën e duhur – 16 minuta pas debatit. Dhe kur më në fund foli, vijoi me sulmet e mprehta ndaj kandidatit kryesor që ai ka parë në javët e fundit.
DeSantis e barazoi mungesën e Trump me Bidenin, për të cilin tha se “i mungonte plotësisht veprimi për udhëheqje” në ekonomi, duke e fajësuar atë për inflacionin dhe grevën e punëtorëve të automjeteve.
“Dhe e dini se kush tjetër mungon në aksion? Donald Trump mungon”, tha DeSantis. “Ai duhet të jetë në këtë skenë sonte. Ai ju ka borxh ju.”
Por DeSantis më pas u tërhoq kryesisht nga synimi i mëtejshëm i Trump – deri në një paraqitje pas debatit në Fox News, kur ai sfidoi ish-presidentin në një përballje kokë më kokë.
Ai e mbylli natën e tij duke hedhur poshtë me forcë një sugjerim se epërsia e Trump në sondazhe mund ta zgjidhte atë president.
“Sontazhet nuk zgjedhin presidentë, votuesit zgjedhin presidentët,” tha ai, përpara se të drejtonte gishtin nga Trump për performancën e dobët elektorale të republikanëve në tre zgjedhjet e fundit.
Pyetje të vështira për imigracionin, votuesit latinë
Në minutat e fundit të debatit, bashkë-prezantuesi Ilia Calderón i Univision e pyeti Pence se si do t’u afrohej atyre votuesve latinë që mendonin se Partia Republikane ishte armiqësore ose nuk kujdesej për ta.
“Jam tepër krenar për shkurtimin e taksave dhe projekt-ligjin e reformës së taksave,” tha ai, duke iu referuar ligjit gjithëpërfshirës të taksave të republikanëve të vitit 2017. Ai përmendi gjithashtu normat e ulëta të papunësisë për amerikanët hispanikë të regjistruar gjatë administratës Trump-Pence.
Scott, i përballur me të njëjtën pyetje, tha se ishte e rëndësishme të udhëhiqesh me shembull. “Shefja e shtabit tim është e vetmja femër hispanike, shefe e stafit në Senat,” tha ai. “E punësova sepse ajo ishte personi më i mirë dhe më i kualifikuar që kemi.”
Calderón e përqendroi pjesën më të madhe të kohës së saj në një sërë pyetjesh politikash që nxirrnin në pah të dhënat e kandidatëve mbi emigracionin dhe dhunën me armë.
Ajo e pyeti Pence nëse ai do të punonte me Kongresin për të gjetur një zgjidhje të përhershme për njerëzit që ishin sjellë në vend ilegalisht si fëmijë. Administrata Trump-Pence i dha fund programit të për ardhjet në fëmijëri, i cili u jepte atyre statusin e mbrojtur. Ajo e përsëriti pyetjen pasi Pence e fokusoi përgjigjen e tij në punën e tij për sigurimin e kufirit. Më pas ai foli për kohën e tij në Kongres.
“Më lejoni t’ju them, unë shërbeva në Kongres për 12 vjet, megjithëse duket më gjatë,” tha ai. “Por ju e dini, diçka që unë kam bërë ndryshe nga të gjithë në këtë skenë është se kam siguruar reformën në Kongres.”
Kandidatët – dhe moderatoret – i shmangen bisedave për abortin
U deshën më shumë se 100 minuta të mërkurën mbrëma që të bëhej pyetja e parë mbi abortin.
Perino e prezantoi temën duke pyetur DeSantis nëse disa republikanë kishin të drejtë të shqetësoheshin se reagimi elektoral ndaj ndalimeve të abortit – ose perspektiva e kalimit të tyre – do të pengonte kandidatin e mundshëm të republikanëve
DeSantis, i cili nënshkroi një ndalim gjashtë-javor në prill, i hodhi poshtë këto shqetësime, duke treguar suksesin e tij në pjesët tradicionale liberale të Floridës në rrugën e tij drejt fitimit të një mandati të dytë në vitin 2022.
Christie mori një rrugë të ngjashme, duke argumentuar se dy mandatet e tij si guvernator i Nju Xhersit, një shtet tradicionalisht blu, treguan se ishte e mundur që liderët kundër abortit të fitonin në një mjedis që mbështet të drejtat e abortit.
Dhe me kaq, “debati” i abortit përfundoi befasisht gjatë debatit brenda kampit republikan.
Kandidatët sulmojnë Ramaswamy
Disa nga kandidatët në skenë nuk donin që të përsëritej debati i parë, në të cilin Ramaswamy arriti të dallohej si një debatues dhe shoëman i mrekullueshëm.
Në fillim të debatit të së mërkurës, Scott shkoi pas sipërmarrësit të teknologjisë, duke thënë se të dhënat e tij të biznesit përfshinin lidhjet me Partinë Komuniste Kineze dhe paratë që shkonin për Hunter Biden. Ramaswamy dukshëm i mërzitur ndryshoi qasjen, nga lavdërimi i të gjithë kandidatëve të tjerë në skenë në mbrojtjen e të dhënave të tij të biznesit. Por Scott dhe Ramaswamy përfunduan duke folur përsëri për njëri-tjetrin.
Pak më vonë Pence filloi një përgjigje me një thumbim për Ramaswamy, duke thënë: “Jam i kënaqur që Vivek u tërhoq nga marrëveshja e tij e biznesit në Kinë.” Në një moment tjetër pasi Ramaswamy iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me përdorimin e tij të TikTok, Haley u hodh, duke thënë: “Sa herë që të dëgjoj, ndihem pak më budalla nga ajo që thua” dhe më pas vazhdoi të thoshte, “Nuk mund të të besojmë.” Ndërsa Ramaswamy u përpoq të ripërshtatte tonin e tij të unitetit, Scott mund të dëgjohej duke u përpjekur ta ndërpriste fjalën e tij.
Pyetjet mbi kujdesin shëndetësor
DeSantis dhe Pence u përpoqën të përgjigjeshin kur u sfiduan mbi të dhënat e tyre përkatëse mbi punën e bërë për kujdesin shëndetësor.
I pyetur në lidhje me dështimin e administratës Trump për t’i dhënë fund Aktit të Kujdesit të Përballueshëm siç ishte premtuar, Pence iu përpoq t’i shmangej duke iu përgjigjur një pyetjeje të mëparshme në lidhje me përdorimin e armëve. Kur Perino e shtyu Pencen edhe një herë për të shpjeguar pse Obamacare mbetet jo vetëm e paprekur, por edhe popullore, ish-zëvendëspresidenti nuk dha një përgjigje.
Stuart Varney i Fox në mënyrë të ngjashme i bëri presion DeSantis për të shpjeguar pse 2.5 milionë banorë të Floridës nuk kanë sigurim shëndetësor.
DeSantis gjeti një përgjigje të njohur për republikanët në Kaliforni: inflacionin. Varney, megjithatë, tha se Florida ka një nga normat më të larta të pasigurimit në vend, për të cilën DeSantis pati pak përgjigje.
“Shteti ynë është një shtet dinamik,” tha DeSantis, përpara se të tregonte bumin e popullsisë në Florida dhe nivelin e ulët të përfitimeve të mirëqenies që ofrohen atje.
Megjithatë, Haley dukej e gatshme për të debatuar për kujdesin shëndetësor, duke argumentuar për transparencë në çmime për të pakësuar fuqinë e kompanive dhe ofruesve të sigurimeve dhe duke riparuar rregullat e padive për ta bërë më të vështirë padinë ndaj mjekëve.
“Si mund të jemi shteti më i mirë në botë dhe të kemi kujdesin shëndetësor më të shtrenjtë në botë?” tha Haley./ Marrë nga CNN
Discussion about this post