GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump spiunoi tre gazetarë të Washington Post që hetonin për ndërhyrjet ruse

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump spiunoi tre gazetarë të Washington Post që hetonin për ndërhyrjet ruse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Administrata Trump ka marrë në mënyrë sekrete regjistrimet telefonike të reporterëve të Uashington Post që shkruanin për akuzat rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës.

Lajmi është publikuar nga vetë e përditshmja amerikane. Departamenti amerikan i drejtësisë i ka drejtuar një letër gazetarëve Eelen Nakashima dhe Greg Miller si dhe ish reporterit Adam Entous. Duke thënë se kishin marrë të gjitha tabulatet e tyre telefonike personale dhe profesionale për periudhën 15 prill 2017 – 31 korrik 2017.

Uashington Post ishte thellësisht i shqetësuar nga përdorimi i pushtetit nga ana e qeverisë për të pasur qasje në bisedat e gazetarëve. Drejtori i të përditshmes Kamerun Bar, u shpreh se departamenti amerikan i drejtësisë duhet të hetojë pasi është dhunuar e drejta e gazetarëve që mbrohet nga amendamenti i parë i kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Unioni për lirinë civile amerikane u shpreh se departamenti i drejtësisë ka spiunuar gazetarët për të përmbushur kapriçot e qeverisë dhe një gjë e tillë nuk duhej të kishte ndodhur asnjëherë. Në momentin që qeveria spiunon gazetarët dhe burimet e tyre, komprometon lirinë e medias.

Nga ana e tij departamenti amerikan i drejtësisë, deklaroi se ka ndjekur procedura të vendosura që më parë. Letrat e dërguara gazetarëve nuk kanë specifikuar arsyen për të cilat janë sekuestruar tabulatet. Por në fund të asaj periudhe, tre gazetarët shkruan një histori për shërbimin amerikan të inteligjencës i cili sugjeronte që Xhef Sesions – që u bë prokuror i përgjithshëm gjatë presidencës së Trump – kishte diskutuar rreth fushatës së Trump me ambasadorin rus. Moska akuzohet se mbështeti kandidaturën e Donald Trump në vitin 2016, duke e ndihmuar të fitojë.

Etiketa: RuseTrumpWashington Post

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
Durrës/ Gjendet i vetëvarur në pemë 48 vjeçari

Durrës/ Gjendet i vetëvarur në pemë 48 vjeçari

TË FUNDIT

“U terrorizuat pas deklaratës së Eric Wendt”, Shehaj-socialistëve: Ju erdhi fundi! Të shtunën gjithë Shqipëria do të ngrihet kundër jush
Aktualitet

“U terrorizuat pas deklaratës së Eric Wendt”, Shehaj-socialistëve: Ju erdhi fundi! Të shtunën gjithë Shqipëria do të ngrihet kundër jush

12:36 - 26/11/26

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar se ministri i Brendshëm duhet të ishte i pranishëm për të dhënë...

Lexo më shumë
“O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?”, Korreshi në Kuvend: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

“O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?”, Korreshi në Kuvend: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

12:20 - 26/11/26
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës shpallet fajtor për korrupsion zgjedhor/ GJKKO jep dënimin për Kristian Shkrelin

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës shpallet fajtor për korrupsion zgjedhor/ GJKKO jep dënimin për Kristian Shkrelin

12:14 - 26/11/26
Protestë kundër rritjes së TVSH-së/ Transporti publik pezullohet për 3 orë, kaos në stacionet e autobusëve

Protestë kundër rritjes së TVSH-së/ Transporti publik pezullohet për 3 orë, kaos në stacionet e autobusëve

11:54 - 26/11/26
Zhupa: Si s’po gjendet kush ia nxori syrin Erjonit, lidhi pas kangjellave Klevin dhe i çau kafkën Evës

Zhupa: Si s’po gjendet kush ia nxori syrin Erjonit, lidhi pas kangjellave Klevin dhe i çau kafkën Evës

11:42 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com