GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tuchel flet në prag të supersfidës: Kohë e pazakontë por…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tuchel flet në prag të supersfidës: Kohë e pazakontë por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bayern Munich nis një epokë të re me trajnerin Thomas Tuchel në krye të ekipit. Pas pushimit ndërkombëtar, Bundesliga rezervon sfidën më emblematike, në “Allianz Arena” atë mes Bayern Munich – Borussia Dortmund.

Pas 25 ndeshjeve të zhvilluara, “verdhezinjtë” udhëheqin kampionatin me një pikë më shumë se “bavarezët” dhe padyshim kjo përballje do të vendosë shumë për titullin kampion.

Pas prezantimit zyrtar, trajneri i ri Thomas Tuchel doli edhe në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes. Aventura e tij me kampionët në fuqi të Bayernit nis përballë të shkuarës, pasi 49-vjeçari qëndroi për dy sezone në krye të Dortmundit, por pa mundur të konkurronte Bayernin e Munich në luftën për titullin kampion.

“Kam besim të plotë te ekipi. Lojtarët janë mësuar të luajnë sfida të mëdha. E nis aventurën tim te Bayerni në muajin prill, me një pikë prapa liderëve në Bundesligë. Jemi në çerekfinalet e kupës dhe gjithashtu luftojmë edhe për trofeun e Champions League. Pra jemi në garë për çdo titull. Ky është fokusi ynë. Është e vërtetë se është një kohë e pazakontë për të ardhur në një klub si Bayerni, por ne do të bëjmë maksimumin për ta mbyllur sa më mirë sezonin”, tha gjermani.

Kjo është skuadra e dytë që Tuchel drejton këtë sezon, pasi 49-vjeçari e nisi në krye të Chelseat, por u shkarkua nga drejtimin i klubit londinez pas rezultateve jo të mira.

“Ishte një tronditje. Fillimisht pata një takim në orën 8 të mëngjesit me drejtuesit e klubit, që ishte i shkurtë. Nuk doja të kaloja shumë kohë duke biseduar me njerëzit që morën këtë vendim. Unë mendoja se ishim në rrugën e duhur për të ndërtuar diçka. Ishte padyshim një marrëdhënie e veçantë. Chelsea ishte si një familje për mua. Kam bërë shumë miq atje dhe vazhdoj të komunikoj me disa prej tyre. Por tani kam nisur një sfidë të re. Ndjej energji dhe jam gati të jap më të mirën time”, tha Tuchel.

Supersfida mes këtyre dy skuadrave starton në 18:30 të ditës së shtunë.

Etiketa: bayernBayern-DortmundSporttuchel

Lajme të lidhura

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane
Sport

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane

16:10 - 27/10/26
Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë
Sport

Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë

13:36 - 27/10/26
“Abissnet Superiore”/ Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten, oraret dhe stadiumet
Sport

“Abissnet Superiore”/ Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten, oraret dhe stadiumet

12:57 - 27/10/26
Para
Elsa Lila: Jam e pafajshme, policët më përdhunuan banesën

Elsa Lila: Jam e pafajshme, policët më përdhunuan banesën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane
Sport

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane

16:10 - 27/10/26

Ky edicioni “Topit të Artë” është mbyllur me anglezin Harry Kane si fituesi i tij. Sulmuesi ka shkëlqyer në edicionin...

Lexo më shumë
Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri, por kushtet po na shtyjnë drejt emigrimit

Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri, por kushtet po na shtyjnë drejt emigrimit

15:36 - 27/10/26
Protesta pranë ministrisë së Arsimit, studentët djegin një kazan mbeturinash në rrugën e Durrësit

Protesta pranë ministrisë së Arsimit, studentët djegin një kazan mbeturinash në rrugën e Durrësit

15:26 - 27/10/26
“Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”, mesazhi i studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit

“Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”, mesazhi i studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit

15:12 - 27/10/26
Profesori Lush Susaj: Plagët 114-vjeçare të Shqipërisë do i shërojnë vetëm studentët! Prindër, dilni mbështesni fëmijët tuaj!

Profesori Lush Susaj: Plagët 114-vjeçare të Shqipërisë do i shërojnë vetëm studentët! Prindër, dilni mbështesni fëmijët tuaj!

14:57 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com