GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Turistët nga Kosova pushtojnë jugun, rriten rezervime

10:09 - 23/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Turistët nga Kosova pushtojnë jugun, rriten rezervime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vera që lamë pas, nën moton “Pusho shqip” ishte një përpjekje e vazhdueshme për të nxitur qytetarët e Kosovës dhe ato të Shqipërisë të pushonin brenda territorit në mënyrë që ekonomia të mbahej e stimuluar.

Duke qenë i paralizuar nga mbyllja e kufijve, turizmi që kontribuon në 26.2% të PBB-së, u bë temë e diskutimeve mediatike dhe jo vetëm, ku askush nuk e dinte se çfarë sillte e nesërmja, por të gjithë e dinin me siguri që ekonomisë i duhej të mbijetonte, e bashkë me të, edhe ky sektor.

Pavarësisht mbylljes së kufijve dhe të gjithë efekteve negative që solli pandemia, turistët nga Kosova ishin ata që e mbajtën gjallë turizmin shqiptar në vitin 2020 dhe mesa duket, as këtë vit nuk do ta braktisin atë.

Gazeta “SI” kontaktoi me Islam Ukimerin, nga Bashkimi Turistik dhe njëkohësisht nënkryetar i Shoqatës së Tranportit Rrugor për Udhëtarët pranë OEK.(Oda Ekonomike e Kosovës) i cili pohoi se në krahasim me dy vitet e fundit, pronotimet e kosovarëve për të udhëtuar drejt Shqipërisë janë më të mëdha këtë verë.

Ai vlerëson se ndryshe nga vitet e kaluara ku qasja e turistëve nga Kosova ishte drejt Durrësit dhe Shëngjinit, kryesisht drejt Adriatikut, këtë verë vihet re edhe një tendencë drejt jugut, por me më pak ditë për shkak të çmimeve të larta, që Ukimeri e ngrinte si një ndër problematikat që shqetësojnë turistët kosovarë.

“Kosovarët po rezervojnë shumë edhe për në jug të Shqipërisë për shkak të natyrës së tij të mrekullueshme por duke qenë se çmimet janë më të larta, netqëndrimet janë më të ulëta. Çmimet janë bërë një problematikë shumë e madhe për turistët nga Kosova sidomos dhe për shkak të mungesës së stabilitetit, pasi bazuar në ekonominë tonë, nuk janë lehtësisht të përballueshme.

Rrjedhimisht, qytetarët nga Kosova detyrohen të qëndrojnë më pak ditë në Shqipëri dhe ndonjëherë edhe të marrin ushqime me vete. Unë jam dakord që gjatë sezonit turistik çmimet rriten por jo nga 30 euro në 100 euro nga maji në qershor sepse nuk ëshhtë e drejtë. Ne duhet të shohim pak edhe tregun e rajonit të cilët ofrojnë çmime mesatare edhe kushte shumë të mira.”

Tregues që kosovarët po zgjedhin të pushojnë drejt jugut janë edhe të dhënat nga INSTAT që dëshmojnë se Vlora mban vendin e parë me 31.1% për sa u përket rezervimeve të kryera nëpërmjet agjencive të udhëtimit, apo operatorëve turistikë.

Edhe përsa u përket rezervimeve mbi format e akomodimit, qyteti bregdetar i Vlorës në jug të Shqipërisë mban vendin e parë me 38.8%.

Ukimeri pohon për gazetën “SI” se kosovarët këtë vit kanë rritur pronotimet edhe për vendet e tjera të rajonit ku kryeson Mali i Zi.

“Në 2020 kufijtë e Malit të Zi ishin të mbyllur dhe nuk pati shumë mundësi që kosovarët të lëviznin drejt tij. Por, këtë vit duke qenë se Mali i Zi është komplet i hapur dhe nuk kërkohet tampon, vërejmë fluks.

Megjithatë kryeson Shqipëria, përveç se i shijojmë bukuritë e saj, ne e ndjejmë edhe si obligim që të kontribuojmë për Shqipërinë sidomos në turizëm, duke e ditur që është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.”-citoi ai për gazetën “SI.”

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë këtyre 5 viteve, ndër vendet me hyrjet më të larta, kryeson Kosova sidomos gjatë vitit 2017 me 33.3%.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë na treguan se shpenzimet e të huajve për udhëtime në Shqipëri gjatë 2020 u përgjysmuan duke zbritur në 989 milionë euro dhe numri i turistëve u ul me 58.5%.

Thuajse të gjithë rezervimet e verës nga agjencitë e huaja në Europë, Poloni, Gjermani dhe disa shtete të tjera u anuluan dhe turizmi u mbajt në këmbë vetëm nga rajoni ku shtetasit e Kosovës zunë 52% të totalit.

Ata i shpëtuan hotelet nga rënia më e thellë e të ardhurave ku sipas Instat, 78% e tyre kanë zgjedhur pikërisht hotelet si vendqëndrim.

Gjatë sezonit turistik të vitit të kaluar, megjithëse me një rënie prej 38.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve të saj në Shqipëri për vitin 2020, që llogaritet më e ulëta krahasuar me vendet e tjera të rajonit e Europës.

Ndërkohë që në muajt e vjeshtës, por edhe në ata të fillimdimrit, numri i qytetarëve nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë ka njohur rritje krahasuar me muajt e verës. Ajo që vihet re është se edhe këtë vit, kosovarët duket nuk do ta braktisin bregdetin shqiptar duke zgjedhur po prapë “të pushojnë shqip.”GAZETA SI

Etiketa: ekoomipusho shqipturistet

Lajme të lidhura

Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë
Aktualitet

Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë

12:15 - 31/12/25
Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

09:07 - 31/12/25
Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët
Aktualitet

Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët

08:13 - 31/12/25
Para
“Kurrë nuk jam ndjerë e barabartë me partnerët e mi”, Selena Gomez rrëfehet për jetën personale

“Lidhjet e mia kanë qenë të mallkuara” Selena Gomëz ‘rrëfehet’ për jetën dashurore

TË FUNDIT

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë
Aktualitet

Zyrtare nga 1 janari 2026: Paga minimale rritet në 50 mijë lekë

13:23 - 01/01/26

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

12:57 - 01/01/26
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

12:52 - 01/01/26
Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

12:21 - 01/01/26
Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

12:13 - 01/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com