GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua për korrupsion, Tushe kërkon rikthimin në detyrë

13:33 - 27/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U arrestua për korrupsion, Tushe kërkon rikthimin në detyrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në 18 dhjetor shkarkimin e kryebashkiakut në Lushnjë, Fatos Tushe, i cili akuzohet për korrupsion dhe “Shpërdorim Detyre”.

Tushe ka depozituar kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.

Po ashtu zyrtari ka kërkuar masë më të butë me pretekstin se ka probleme shëndetësore, por kërkesa, e tij, është rrëzuar sërish nga GJKKO, duke u lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”.

Edhe më herët ish kreu i Bashkisë Lushnjë, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” në dyshimin e abuzimit me fondet publike dhe detyrën, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste. Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se kryebashkiaku i Lushnjës, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh. Sipas SPAK ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i kryebashkiakut.

Një tjetër episod kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”. Me urdhër të Spak, disa muaj më parë policia hyri në ambientet e bashkisë duke ekzekutuar 11 urdhër arrestet SPAK, duke vënë në pranga kryebashkiakun Tushe; Flamur Peqinin; Ibrahim Lamin; Bujar Muratin; Gazmend Çelën; Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun. Gjithashtu u ndaluan edhe shtetasit, Margarita Gjermeni; Andri Musho; Ani Simoni, dhe Xhemal Haskon, ndaj të cilëve SPAK i kish kërkuar GJKKO-së, masën e sigurisë “arrest shtepie”.

Etiketa: Fatos Tushe

Lajme të lidhura

Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth

20:10 - 23/02/26
Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë
Aktualitet

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë

20:09 - 23/02/26
Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor
Aktualitet

Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor

18:54 - 23/02/26
Para
Messi i treti, zbulohet kush e fiton ‘Topin e Artë’

Messi i treti, zbulohet kush e fiton ‘Topin e Artë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit
Breaking Views

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

Arbenit Xhemajli pritet të prezantohet nga Aktobe në vazhdim. Klubi kazak ka arritur marrëveshjen me Egnatian për transferimin e mbrojtësit....

Lexo më shumë
Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth

Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth

20:10 - 23/02/26
Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë

20:09 - 23/02/26
Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje

Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje

19:51 - 23/02/26
Mbushet kupa për Nuhiun, Tirana e shkarkon dhe rikthen Shehin

Mbushet kupa për Nuhiun, Tirana e shkarkon dhe rikthen Shehin

19:34 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com