GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kërcënua me një letër, Policia merr në mbrojtje gjyqtaren dhe familjen e saj

21:00 - 20/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U kërcënua me një letër, Policia merr në mbrojtje gjyqtaren dhe familjen e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deri në mbledhjen e komisionit të posaçëm për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi.

Ndërkohë, po hetohet letra kërcënuese, e cila është adresuar sot te gjyqtarja. Gjyqtarja i drejtoi më herët një shkresë KLGJ-së, ku e vuri në dijeni se i ka ardhur letër kërcënuese dhe kërkon mbrojtje të posaçme.

“Të nderuar! Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Arnsa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë. Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme“, thuhet në letrën e gjyqtares.

Muajt e fundit janë dyfishuar truprojat speciale që do të ruajnë prokurorët dhe gjyqtarët që kërcënohen nga krimi apo nga të korruptuarit. Nga 49 forca struktura e re e Njësisë së Mbrojtjes së Veçantë është kthyer në super njësi me 103 persona. Njësia e blinduar që njihet ndryshe si RES, u propozua nga drejtori i përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe u firmos nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Truprojat e Policisë që do të ruajnë prokurorët dhe gjyqtarët e kërcënuar kanë detyrë të shërbejnë në të gjithë vendin dhe ky ndryshim bëhet me dije se u aprovua me urgjencë menjëherë mbas kërkesave në rritje për marrjen në ruajtje të njerëzve të drejtësisë, dy prej të cilëve krimi i kërcënoi duke ju vendosur lëndë plasëse në makinë, e të tjerë si Doloreza Mudabelliu dhe Merita Selimi ku planifikohej nga grupi kriminal i Laert Haxhisë që të sulmoheshin.

Njësia e Mbrojtjes së Veçantë ka buxhet më vete dhe parashikon një strukturë tjetër speciale njësia operacionale. Shtatë prokurorë dhe gjyqtarë ruhen aktualisht për shkak të kërcënimeve dhe dosjeve të forta që kanë nën hetim.

Top Channel

Etiketa: gjyqtarekercenimPolicia

Lajme të lidhura

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?
Aktualitet

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Para
Puthje e përqafime të zjarrta, Meritoni flirton me dy vajzat e BB VIP3 (VIDEO)

Puthje e përqafime të zjarrta, Meritoni flirton me dy vajzat e BB VIP3 (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com