GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

U paditën bashkë me Donald Trump, avokatët: Po bënim thjesht punën

07:50 - 30/08/23
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
U paditën bashkë me Donald Trump, avokatët: Po bënim thjesht punën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa John Eastman përgatitej të dorëzohej javën e kaluar tek autoritetet në Xhorxhia i akuzuar për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në këtë shtet, ai lëshoi një deklaratë duke denoncuar çështjen penale. Sipas tij aktadia synonte të vinte në shënjestër avokatët “për shkak të mbrojtjes së zellshme të klientëve të tyre”.

Një tjetër i pandehur, Rudy Giuliani, bëri një deklaratë të ngjashme. Ai tha se ishte paditur sepse kishte kryer punën e tij, si avokat i Donald Trump-it. “Kurrë nuk e kam menduar se do të më padisin për faktin që kam kryer detyrën e avokatit”, tha ai.

Prokurorja e qarkut Fulton, Fani Willis, shfrytëzoi ligjin për “Organizatat e Korruptuara nën Ndikimin e Krimit të Organizuar”, i njohur si ligji ‘RICO’, për të akuzuar zotin Trump dhe 18 të pandehur të tjerë, nën dyshimet për pjesëmarrje në një komplot të gjerë, që synonte përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet.

Mes 18 të pandehurve të akuzuar së bashku me zotin Trump në kontenë Fulton, janë më shumë se gjashtë avokatë. Deklaratat nga zotit Eastman dhe zotit Giuliani duket se janë parathënia e taktikave me të cilat ata synojnë të mbrohen, në një përpjekje për të argumentuar se ata ishin thjesht duke bërë detyrën e tyre si avokatë, kur manovruan në emër të zotit Trump, për të zhbërë rezultatin e zgjedhjeve.

Qasja e dy avokatëve, sugjeron një mundësi për ta kthyer, të paktën një pjesë të ndjekjes penale, në një ‘referendum’ mbi kufijtë e asaj që është etike ose jo në avokati, nisur nga një rast që sërish nxjerr në pah se si janë ngatërruar ndër vite avokatët e zotit Trump, me problemet e tij ligjore.

Por ndërsa avokatët kanë mundësi të gjerë për të hedhur argumente të paprovuara ose jotradicionale, ekspertët thonë se mbrojtja e argumentit “avokatët janë thjesht avokatë”, do të jetë sfiduese për t’u provuar si fituese, në një kohë kur prokurorët mund t’i lidhin drejtpërdrejt ata me skemat kriminale të dyshuara, të cilat paraqiten në aktakuzë. Aty përfshihen përpjekjet për të përcaktuar elektorë të rremë në Xhorxhia dhe shtete të tjera, të cilët do të pohonin në mënyrë të rreme se zoti Trump, dhe jo demokrati Joe Biden, i kishte fituar zgjedhjet.

“Dosjet ligjore janë të mbushura me shembuj të avokatëve që janë përballuar me masa disiplinore lidhur me pretendimet se po përfaqësonin interest e klientëve të tyre”, thotë Barry Richard, i cili përfaqësoi fushatën presidenciale të George W. Bush-it në vitin 2000, kur dhe u zgjodh në Shtëpinë e Bardhë, pas një mosmarrëveshjeje ligjore mbi të cilën vendi Gjykata e Lartë.

“Avokatëve u kërkohet të ndjekin rregulla shumë të rrepta dhe ka disa gjëra që nuk mund t’i bëjnë për klientët e tyre. Ata nuk mund t’i paraqesin gjykatës fakte, që e dinë se nuk janë të vërteta”.

Megjithatë një pyetje më e ndërlikuar është se sa larg mund të shkojnë avokatët në avancimin e teorive ligjore, madje edhe të atyre që nuk gëzojnë një mbështetje të fortë, për të arritur një rezultat të dëshiruar për klientin e tyre, thotë Stephen Saltzburg, profesor i drejtësisë në Universitetin ‘George Washington’ dhe ish-zyrtar i Departamentit të Drejtësisë.

“Avokatia e keqe” në vetvete nuk është një krim, as edhe ‘matja e pulsit’ kur bëhet fjalë për argumente ligjore, thotë ai.

“Pyetja që shtrohet është, se kur e kalon kufirin një avokat, që e di se teoria ligjore që ai po mbështet nuk është pranuar askund kurrë, e megjithatë ai thotë se kjo gjë është në rregull’, thotë Saltzburgu. “Ky është një kufi i paqartë”, shton ai.

Natyrisht, avokatët pritet që siç vuri në dukje edhe zoti Eastman në deklaratën e tij, që të përfaqësojnë me zell klientët – megjithëse ai e ka pranuar në biseda private, se priste që Gjykata e Lartë të hidhte poshtë njëzëri një teori ligjore që ai parashtroi se Nënpresidenti i atëhershëm Mike Pence, kishte të drejtë të refuzonte numërimin e votave elektorale.

Historia e padive lidhur me zgjedhjet është e gjatë, por asnjë nuk është më e famshme se beteja e vitit 2000 në Florida mes demokratit Al Gore dhe zotit Bush. Prokurori Jack Smith, pranoi të njëjtën gjë në aktakuzën e tij federale kundër zotit Trump, duke thënë se ai kishte të drejtë si çdo kandidat, që të ngrinte padi që sfidonte rezultatin e zgjedhjeve apo procedurat por përmes mjeteve ligjore.

Në aktakuzën e Xhorxhias prokurorët pretendojnë se avokatët shkuan përtej mbrojtjes ligjore tradicionale dhe u angazhuan në aktivitete kriminale.

Në aktpadi pretendohet për shembull, se ish-zyrtari i Departamentit të Drejtësisë Jeffrey Clark, i cili i ka hedhur poshtë akuzat, kishte hartuar një dokument që donte t’ua dërgonte zyrtarëve në Xhorxhia, duke pretenduar në mënyrë të rreme se ishin identifikuar manipulime, që mund të kishte ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në atë shtet.

Po kështu një avokate tjetër, Sidney Powell, akuzohet për komplot për të siguruar qasje në mënyrë të paligjshme tek pajisjet e votimit, në një qark rural në Xhorxhia./VOA

Etiketa: avokatepadiTrump

Lajme të lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe
Botë

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Para
Gërvalla e Daçiç përplasen për çështjen e dialogut dhe Asociacionin

Gërvalla e Daçiç përplasen për çështjen e dialogut dhe Asociacionin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26

Kreu i PD-së ishte këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” lidhur me hetimet për privatizimin...

Lexo më shumë
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet i vdekur 70-vjeçari në Memaliaj (Emri)

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese, autorët djegin makinën pas ngjarjes

10:16 - 06/04/26
‘Produktet bazë u shtrenjtuan deri në 50%’, Xhixho: Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve

‘Produktet bazë u shtrenjtuan deri në 50%’, Xhixho: Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve

10:03 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com