GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

U takua me ministrin e Izraelit, shkarkohet ministrja e Libisë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
U takua me ministrin e Izraelit, shkarkohet ministrja e Libisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Libisë njoftoi të dielën se e ka pezulluar ministren e vet të Punëve të Jashtme, Najla al-Mangoush, për shkak se homologu i saj izraelit tha se kishte mbajtur takim me të javën e kaluar në Romë.

Najla al-Mangoush është “pezulluar përkohësisht” dhe do të jetë subjekt i një “hetimi administrativ” nga një komision i udhëhequr nga ministri i Drejtësisë, tha më 27 gusht kryeministri i Libisë, Abdulhamid Dbeibah.

Ministria e Jashtme e Libisë e përshkroi atë si “një takim i rastësishëm dhe jozyrtar”, por lajmet rreth këtij takimi kanë nxitur tashmë protesta nëpër rrugët e qyteteve të Libisë. Gjithçka nisi të dielën kur Ministria e Jashtme e Izraelit tha se ministrat e Jashtëm të të dy vendeve ishin takuar në Romë javën paraprake.

Ajo tha se ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, dhe Mangoush, homologia e tij libiane, biseduan gjatë një takimi në Romë, nikoqir i të cilit ishte ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Izraeli e përshkroi atë si nisma e parë e tillë diplomatike mes dy vendeve.

“Bisedova me ministren e Jashtme për mundësitë e mëdha që këto dy vende i kanë nga lidhjet e tyre”, tha Cohen në një komunikatë për media. Por, Ministria e Jashtme e Libisë tha të dielën mbrëma se Mangoush kishte “refuzuar të takohej me çfarëdo pale” që e përfaqëson Izraelin.

“Çfarë ndodhi në Romë ishte takim i rastësishëm dhe jozyrtar, gjatë një takimi me homologun italian, në të cilën nuk pati asnjë bisedë, marrëveshje apo konsultim”, tha Ministria e Jashtme e Libisë.

Ministrja e përsëriti “në mënyrë të qartë qëndrimin e Libisë karshi kauzës palestineze”, sipas saj. Ministria libiane e akuzoi Izraelin se po përpiqet “ta paraqesë këtë incident” si një “takim apo bisedime”.

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Cohen citohet të ketë thënë se ata biseduan për “rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë së hebrenjve të Libisë, e cila përfshin rinovimin e sinagogës dhe varrezave hebraike në Libi”.

Takimi mes tyre në Romë nuk është konfirmuar deri tani. Sikur shumë vende të Afrikës Veriore, edhe Libia ka një histori të pasur hebraike.

Por, gjatë sundimit dekadash të ish-liderit Muamar Gadafi, i cili ishte mbështetës i fuqishëm i kauzës palestineze, mijëra hebrenj u dëbuan nga Libia dhe shumë sinagoge u shkatërruan.

Gadafi u rrëzua nga pushteti dhe u vra gjatë një trazire të përkrahur nga NATO-ja më 2011, e cila e zhyti vendin në një rrëmujë dhe mungesë ligji për më shumë se një dekadë. /REL

Etiketa: LibiMinistreshkarkohet

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Atentat në Athinë, plagoset një shqiptar dhe një 20-vjeçare greke

Atentat në Athinë, plagoset një shqiptar dhe një 20-vjeçare greke

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Një protestuese është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë....

Lexo më shumë

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

13:43 - 20/10/26
SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com