GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

U tha se Serbia planifikon vrasjen e tij, Presidenca e Kosovës kërkon informacione për Dick Martyn

në Kosovë & Rajon, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
U tha se Serbia planifikon vrasjen e tij, Presidenca e Kosovës kërkon informacione për Dick Martyn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Institucionet e Kosovës janë vënë në lëvizje, pas deklarimeve të ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, se strukturat serbe të sigurisë kanë planifikuar vrasjen e tij. Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se do të bashkëpunojnë me shtetin e Zvicrës për të kuptuar më shumë lidhur me pretendimin e Martyt. Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani ka thënë se është kërkuar nga autoritetet përkatëse zivcerane që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar për rastin.

“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, Presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty në mënyrë që pastaj t’ia lënë fajin personave nga Kosova”, ka thënë ai.

Tutje ka theksuar se shkaku i ndjeshmërisë së rastit, Osmani nuk do të mund të deklarohet sërish pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti zviceran. Ndërkaq, Marty për mediat zvicerane ka thënë se ka 16 muaj që është nën mbrojtje të lartë policore, për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, siç ka thënë, i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”.

Ai ka akuzuar autoritetet zvicerane se “nuk kanë ndërmarrë asnjë hap apo veprim diplomatik me Beogradin”, në lidhje me situatën në të cilën është gjendur.

“Më 18 dhjetor, 2020, kam pranuar një telefonatë nga policia, e cila e ka njoftuar se është i rrezikuar dhe se do të vendoset nën mbrojtje të lartë policore. Tutje ka shtuar se i është ofruar edhe ndryshimi i identitetit dhe adresës, porse nuk ka pranuar. Kërcënimet me vdekje “kanë ardhur nga qarqe të caktuara të inteligjencës serbe” – të cilat, sipas tij, “u kanë kërkuar vrasësve të paguar nga nëntoka që ta likuidonin”, për t’i fajësuar më pas “shqiptarët nga Kosova”.

Megjithatë, Marty nuk ka ofruar asnjë provë për këto pretendime.

“U jam mirënjohës njerëzve që më ofrojnë mbrojtje, por është e qartë se kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Nuk ka të bëjë vetëm me mua. Të gjithë ata që janë në kërkim të së vërtetës, meritojnë jo vetëm mbrojtje, por edhe drejtësi”, ka thënë Marty në intervistë.

Dick Marty ka qenë autor i një raporti për Këshillin e Evropës, në vitin 2010, në të cilin ai ka dënuar krimet e supozuara të UÇK-së, përfshirë “trafikimin e organeve njerëzore”.

Raporti është vërtetuar praktikisht me një raport të ri nga prokurori amerikan, Clint Ëilliamson, në vitin 2014. Vitin pasues, më 2015, është formuar pastaj Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte në Kosovë.

 

Etiketa: planifikonSerbiaVrasje

Lajme të lidhura

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa
Uncategorized

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri
Kosovë & Rajon

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
Kosovë & Rajon

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26
Para
I shpëtoi nga duart policisë holandeze/ Kush është trafikanti shqiptar i arrestuar sot

I shpëtoi nga duart policisë holandeze/ Kush është trafikanti shqiptar i arrestuar sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje
Aktualitet

Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

10:39 - 22/08/26

Ministria e Brendshme britanike mund të pengohet të deportojë shumë djem të rinj, viktima të trafikimit, drejt Shqipërisë, pas një...

Lexo më shumë
Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë deri në largimin e qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

09:43 - 22/08/26
Zjarret në vend/ 8 vatra janë ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

Zjarr gjatë natës në Cërrik, flakët i afrohen magazinës me bombol gazi

09:29 - 22/08/26
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për sot, 22 Gusht 2026

07:33 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com