GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

UEFA mblidhet sërish për Rusinë, merr sanksione edhe më të forta

19:24 - 02/05/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligji i ri i UEFA-s, ndryshon futbolli dhe kujdesi ndaj lojtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

UEFA vijon me dorë të hekurt ndaj Rusisë, teksa ditën e sotme Komiteti Ekzekutiv është mbledhur dhe ka marrë të tjera vendime që lidhen me futbollin e këtij vendi, që është futur në luftë me Ukrainën.

Komiteti ekzekutiv ka vendosur sot: Rusia përjashtohet nga Nations League 2022/23 dhe renditet automatikisht e katërt e grupit 2 në Ligën B, ku ishte shortuar me Shqipërinë, Islandën dhe Izraelin. Rusia kështu bie në Ligën C.

Rusia është përjashtuar nga UEFA EURO 2022 për femra dhe do të zëvendësohet nga Portugalia, që u mposht nga rusët në play-off. Gjithashtu Rusia për femra është përjashtuar nga kualifikueset e Kupës së Botës 2023. Grupi E do të vazhdojë garën me 5 skuadra (Danimarka, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Malta dhe Azerbajxhani) dhe rezultatet me Rusinë do të konsiderohen të pavlefshme.

E njëjta gjë edhe me kualifikueset e EURO 2021-23 për moshat U21. Grupi C (Spanja, Sllovakia, Malta, Lituania dhe Irlanda e Veriut) vazhdon me pesë ekipe dhe duelet me Rusinë quhen të pavlefshme.

Klubet ruse ndërkohë nuk do të marrin pjesë në Champions League, Europa League, Conference League, Champions League Ëomen dhe UEFA Youth League, për sezonin 2022-23.

Rusia është përjashtuar edhe nga UEFA Fustal EURO 2022 për femra. Ajo ishte kualifikuar në turneun final dhe do garonte në grupin 1 me Portugalinë, Spanjën dhe Ukrainën. Në vend të Rusisë kualifikohet Hungaria. Rusia nuk do të ketë asnjë ekip as në UEFA Futsal Champions League.

Për Kupën e Botës Futsal FIFA 2024, Rusia nuk do të jetë në kualifikueset dhe vendin e saj e merr Norvegjia. Një tjetër vendim i fortë për Rusinë është se nuk i pranohet oferta që të organizojë EURO 2028 ose EURO 2032.

Etiketa: RusiaUEFA

Lajme të lidhura

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë
Breaking Views

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës
Breaking Views

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
Para
Aksidenti në Maminas fut në sherr dy shoferët: E kishe ti fajin (VIDEO)

Aksidenti në Maminas fut në sherr dy shoferët: E kishe ti fajin (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja
Aktualitet

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Fierit mbrëmjen e së martës. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua...

Lexo më shumë
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com