GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukraina do t’i kërkojë Turqisë të mbyllë hyrjen në Detin e Zi për anijet ruse

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina do t’i kërkojë Turqisë të mbyllë hyrjen në Detin e Zi për anijet ruse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina e sheh praninë e luftanijeve ruse pranë kufijve të saj në Detin e Zi si një kërcënim dhe do t’i kërkojë Turqisë të konsiderojë mbylljen e dy rrugëve ujore për anijet ruse nëse Moska fillon pushtimin, ka thënë ditën e sotme ambasadori ukrainas në Turqi, Vasyl Bodnar.

Sipas mediave të huaja, njohja nga Rusia e dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore këtë javë ka shkaktuar një reagim të shpejtë dhe sanksione nga fuqitë perëndimore.

Nga ana tjetër, Turqia e cila kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi, është kundër sanksioneve në parim, por e ka quajtur lëvizjen e Rusisë të papranueshme.

Në fillim të këtij muaji, gjashtë anije luftarake ruse dhe një nëndetëse kaluan tranzit nga Dardanelet dhe Bosforin drejt Detit të Zi për atë që Moska i quajti stërvitje detare pranë ujërave të Ukrainës.

I pyetur në lidhje me praninë e anijeve luftarake ruse pranë kufijve të Ukrainës, Bodnar, tha në një intervistë se anijet përbënin “një rrezik të madh” për Kievin, duke shtuar se përqendrimi i marinës ruse në Detin e Zi ishte dërrmues.

“Ne besojmë se, në rast të një pushtimi të gjerë ushtarak ose fillimit të aktiviteteve ushtarake kundër Ukrainës do t’i kërkojmë qeverisë turke të shqyrtojë mundësinë e mbylljes së ngushticave të Detit të Zi për shtetin agresor”.

Sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia anëtare e NATO-s ka kontroll mbi ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, që lidhin Mesdheun dhe Detin e Zi. Pakti i jep Ankarasë fuqinë për të rregulluar tranzitin e anijeve luftarake detare dhe për të mbyllur ngushticat për anijet luftarake të huaja gjatë kohës së luftës dhe kur ajo është e kërcënuar.

“Ne kemi propozuar një numër iniciativash, duke filluar nga metodat e konsultimit midis palëve tona, deri në krijimin e një mekanizmi të përbashkët reagimi ndaj kërcënimeve ndaj sigurisë në rajonin tonë,” theksoi  Bodnar, duke shtuar se Ukraina ende besonte se një zgjidhje diplomatike ishte e mundur.

Ndryshe, presidenti Tajip Erdogan u citua të thoshte të mërkurën se Turqia, e cila ka lidhje të mira me Ukrainën dhe Rusinë, nuk mund të braktisë lidhjet e saj me asnjërin vend dhe se do të ndërmarrë hapa për të siguruar që marrëdhëniet të mbeten të paprekura.

Por ndërsa ndërton bashkëpunim të ngushtë me Rusinë për mbrojtjen dhe energjinë, Ankaraja ka shitur gjithashtu drone të sofistikuar në Ukrainë dhe ka nënshkruar një marrëveshje për të bashkëprodhuar më shumë, duke zemëruar Moskën.

Së fundmi, Turqia gjithashtu kundërshton politikat ruse në Siri dhe Libi, aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe njohjen e dy rajoneve gjeorgjiane në vitin 2008.

 

Etiketa: deti iziNATORusiTurqiUkraine

Lajme të lidhura

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh
Botë

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26
Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles
Botë

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

15:06 - 22/06/26
Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C
Botë

Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

14:12 - 22/06/26
Para
Tre tenderë zhvillohen nga dy bashki me një konkurrent të njëjtë që shpallet fitues pa garë

Tre tenderë zhvillohen nga dy bashki me një konkurrent të njëjtë që shpallet fitues pa garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe
Aktualitet

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

09:27 - 23/06/26

Policia e Shtetit ka njoftuar një sërë ndryshimesh dhe lëvizjesh në strukturat drejtuese në nivel qendror dhe vendor. Bëhet me...

Lexo më shumë
Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama: Do qëndrojmë deri në rrëzim

Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama: Do qëndrojmë deri në rrëzim

09:09 - 23/06/26
Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje cekët, mendoni se u bë deti kos dhe qeveria po mbytet

Rama nuk i ndal fyerjet për protestuesit: Janë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë

08:35 - 23/06/26
Përmbysje dramatike në San Francisco, Algjeria mposht Jordaninë dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikim

Përmbysje dramatike në San Francisco, Algjeria mposht Jordaninë dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikim

08:22 - 23/06/26
Kufiri i mbijetesës/ Gjysma e të punësuarve në Shqipëri marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj

Me një rrogë nuk mbyll dot muajin, shpenzimet e një individi shqiptar më të larta se paga

08:18 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetgaranti girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş