GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!, Meta-Ramës: Bablok, shqiptarët e dinë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë

03:53 - 22/04/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!, Meta-Ramës: Bablok, shqiptarët e dinë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me incidentin e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, një nga aktivistët e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni.

Në lidhje në rastin në fjalë, Rama tha se incidenti s’ka prapavijë politike dhe shtoi se autori, Ndriçim Jonuzi (Tahiri) është militant i PD.

Por, në një foto të publikuar nga presidenti, autori, së bashku me dy personazhet që dyshohet se kanë qenë në pranishëm në ngjarje, Markel Shtylla dhe Dorjan Troplini, shihen duke drekuar së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redian Krali dhe funksionarë të tjerë të PD në Kavajë.

Sakaq, Meta i shtron disa pyetje kryeministrit ku i rendit disa nga skandalet që është përfolur PS ndër vite dhe i shkruan: “Unë do të shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri”.

 “Lidheni të marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?
Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?
Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më

25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!

Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian! Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!”, shkruan Meta.

Etiketa: Ilir Meta Edi RamaPlagosje ne KavajePolitike

Lajme të lidhura

Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, Rama: Moment më i Rëndësishëm se vaksinat

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, Rama: Moment më i Rëndësishëm se vaksinat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com