GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderi i policisë, ish-drejtoresha Edlira Naqellari: Më mbajtën në burg pa të drejtë!

18:20 - 09/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi i policisë, ish-drejtoresha Edlira Naqellari: Më mbajtën në burg pa të drejtë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila është arrestuar për korrupsion për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit si dhe e dënuar me një vit burg, është ankuar pranë Gjykatës Kushtetuese për arrestim dhe mbajtje në burg në mënyrë të padrejtë. Në 8 shkurt të vitit 2022, Edlira Naqellari i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar rrëzimin e të gjitha vendimeve për arrestimin dhe mbajtjen e saj në izolim. Një muaj më pas, Naqellari doli nga burgu, por vetëm pasi vuajti dënimin për veprën penale të shkeljet së barazisë në tendera.

Zonja Naqellari ka kërkuar rrëzimin e vendimit të datës 12 korrik 2021, të Gjykatës së Posaçme, e cila ka pranuar kërkesën e SPAK për ta arrestuar dhe lënë me masën arrest me burg. Naqellari ka kërkuar rrëzimin vendimit të 30 korrikut 2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Kërkoi gjithashtu rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 9 nëntor 2021, e cila rrëzoi vendimin e Apelit dhe ktheu çështjen për masën e sigurisë së ish drejtoreshës po në Gjykatën e Apelit, me një tjetër trupë gjykues. Edlira Naqellari ka pretenduar se gjykatat, në vendimet e tyre, nuk kanë përcaktuar kohëzgjatjen e masës së sigurimit personal, çka sipas saj sjell pavlefshmëri të vendimeve për izolimin e saj në burg. Sipas saj edhe SPAK nuk ka ngritur si pretendim rrezikun e largimit të saj, ky element është shtuar në vendimin e gjykatës. Naqellari ka pohuar se Gjykata e Lartë ka konstatuar se gjykatat e tjera nuk kanë dhënë arsye të mjaftueshme se përse masa e arrestit në burg ishte masa më e përshtatshme në rastin e saj. Megjithatë, Naqellari, ka shtuar se Gjykata e Lartë nuk e ka ndërprerë këtë gjendje paligjshmërie, duke kthyer çështjen në Apel, ndërsa ajo vijonte të qëndronte në burg.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka pranuar kërkesën e Edlira Naqellarit me arsyetimin se ish-drejtoresha nuk i ka shteruar ende të gjitha shkallët e gjyqësorit, pasi çështja e arrestimit dhe mbajtjes së saj në burg, është aktualisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit. “Për sa më lart, në kushtet kur çështja është kthyer për rigjykim dhe procedurat gjyqësore për shqyrtimin e saj nuk kanë përfunduar në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm, Kolegji vëren se kërkuesja ka ende mjete ligjore në dispozicion për të paraqitur pretendimet e saj për të drejtat që pretendon se i janë shkelur”, thuhet në vendim.

Megjithatë, Edlira Naqellari e vuajti dënimin dhe u liruaa nga burgu në 10 mars të vitit 2022.  Tenderi i uniformave është dhënë në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj, ndërsa abuzimi është kallëzuar në SPAK nga ish-deputeti Myslim Murrizi në vitin 2020.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC., kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, ndërsa janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.

Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10  korrik 2021, ku u arrestuan ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari bashkë me 8 ish-zyrtarët e tjerë. Dy zyrtarë u kthyen në bashkëpunëtorë të SPAK-ut.

Etiketa: Edlira NaqellariGjykata Kushtetueserrezon kerkesentenderi i uniformave te policise

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Emërimet e ambasadorëve, Meta: Mashtrime ordinere, nuk janë rastësisht në ditën e Kongresit

Emërimet e ambasadorëve, Meta: Mashtrime ordinere, nuk janë rastësisht në ditën e Kongresit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com