GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Universitetin e Elbasanit, Gjirokastrës e Korçës sot hyrja e lirë me ose pa vaksinë

10:16 - 18/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Tension në Fakultetin e Shkencave, studentët e pavaksinuar përplasen me policinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendësrektori i Universitetit të Korçës, “Fan Noli”, në një dalje në media është shprehur se edhe studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë. Sipas Artur Adilit, ata do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit.
I pyetur nëse kjo është shkelje e urdhrit të Ministrisë, Adoli tha se “ne nuk mund të privojmë studentët nga mësimi por do ti udhëzojmë për tu vaksinuar, pra po respektojmë autonominë e universitetit”.


“Janë ngritur dy qendra vaksinimi në universitet. Nga sa kemi informacion pjesa më e madhe ka marrë të paktën vetëm vaksinën e parë. Sa i përket të pavaksinuarve, nuk do të lejohen pa maska. Do të futen, por duke respektuar rregullat”, tha ai.
“Nuk mund t’i vaksinojmë të gjithë brenda ditës dhe nuk mund t’i penalizojmë për mësimin. Pse nuk jeni kaq të interesuar për Festën e Birrës, apo njerëzit në stadiume?”- shprehet zvrektori Adili.

Ndërsa, edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” po lejohen të hyjnë të gjithë studentët edhe ata që nuk janë të vaksinuar apo nuk kanë test PCR.

Edhe në ditët e nesërme hyrja do të jetë e lirë ndërsa, rektorati pasi të bëjë një verifikim të situatës do të informojë më vonë studentët në lidhje me vijimsinë e mësimit. Deri tani në këtë universitet, rreth 30% e studentëve janë vaksinuar.

Edhe në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër gjatë ditës së sotme, të paktën studentët e vitit të parë do të lejohen të hyjnë, ndërsa nesër askush nuk do të lejohet pa testin PCR apo çertifikatën e vaksinimit.

Ndërsa, krejt ndryshe paraqitet situata në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku rektorja Suzana Golemi tha se sot studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen të futen në auditorë, ndërsa do të behet edhe një statistikë se sa prej tyre janë pa vaksinuara. Golemi shprehet se në bazë të statistika do të merret edhe një vendim se si do të veprohet pasi nuk mund të lejojnë që studentëve t’u digjet viti akademik.

“Kemi tre javë që kemi komunikuar me email me studentë në lidhje me informimin për vaksinimi dhe kemi rreth 30 % të studentëve të vaksinuar me të paktën me një vaksinë. Në universitet janë hapur 3 qendra vaksinimi janë vaksinuar rreth 50 studentë, ndërsa në stafin akademik, 20 % janë pa vaksinuar për arsye të ndryshme. U bëj thirrje studentëve të vaksinohen se kjo është për të mirën e tyre. Për momentin ne do të marrim një statistikë se kush janë studentët dhe më pas do të shihni si do të veprojmë në vijim me qëllim që të mos u digjet viti akademik. Sot nuk do të lejohet të futen dhe po bëjmë një statistikë se sa studentë janë pavaksinuar dhe do të vendosim se si do të veprojmë”, tha Golemi.

Ndërkohë jashtë dyerve të universitetit ka shumë studentë të pa vaksinuar që rrinë në pritje se çfarë do të bëhet me ta.

Etiketa: rretheuniversiteti

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
VIDEO, plas sherri mes huliganëve në fushë, ndërpritet pas 15 minutash derbi

VIDEO, plas sherri mes huliganëve në fushë, ndërpritet pas 15 minutash derbi

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com