GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Uria kthehet në katastrofë, një në tre persona nuk ha për disa ditë rresht në Gaza

10:08 - 28/07/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Uria kthehet në katastrofë, një në tre persona nuk ha për disa ditë rresht në Gaza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet çdo ditë, me shifra alarmante për shkak të mungesës së ushqimit dhe ndihmave thelbësore. Sipas të dhënave të fundit të Programit Botëror të Ushqimit (WFP), një në tre banorë të Gazës kalon ditë të tëra pa ngrënë asgjë, ndërsa rreth gjysmë milioni njerëz jetojnë tashmë në kushte që klasifikohen si “uria e thellë”.

Që nga fillimi i ofensivës izraelite, hyrja e ndihmave në Rripin e Gazës është ndërprerë vazhdimisht. Nga marsi deri në mesin e majit, ushqimet, ilaçet dhe karburantet u ndaluan tërësisht. Edhe pse dërgesat kanë rifilluar në fund të majit, aktualisht hyjnë vetëm rreth 69 kamionë në ditë, shumë larg nevojës reale prej 500–600 kamionësh, sipas OKB-së.

Organizatat humanitare raportojnë se mbi 127 persona kanë humbur jetën nga uria, përfshirë të paktën 85 fëmijë. 1 mijë të tjerë janë vrarë pranë qendrave të shpërndarjes së ushqimit, përfshirë edhe pikat e ndihmës së Gaza Humanitarian Foundation, e cila ka shpërndarë mbi 94 milionë vakte, vetëm një e katërta e nevojshme për të përballuar krizën.

Sipas një raporti të FAO-s, nëse situata nuk ndryshon ndjeshëm, deri në shtator rreth 470 mijë palestinezë do të jetojnë në nivelin më të lartë të rrezikut sipas sistemit ndërkombëtar të klasifikimit të urisë, të njohur si IPC “Faza 5” që domethënë: katastrofë. 1 milion qytetarë pritet të futen në fazën “Emergjencë”.

Nga ana tjetër, edhe për ata që marrin ndihma, ushqimi është minimal dhe i njëtrajtshëm. Paketat përmbajnë kryesisht miell, makarona, qiqra, vaj dhe kripë, të pamjaftueshme për një ushqim të balancuar. Ekspertët paralajmërojnë se një dietë e tillë për një kohë të gjatë çon në “uri të fshehur” dhe rrit rrezikun për sëmundje si anemia dhe skorbuti.

Situata është përkeqësuar më tej edhe nga shkatërrimi i infrastrukturës bujqësore dhe peshkimit: mbi 80% e tokave të punueshme dhe puseve bujqësore janë jashtë funksioni, ndërsa mbi 70% e varkave të peshkimit janë dëmtuar ose shkatërruar.

Aktualisht, shpresa e vetme për banorët e Gazës mbeten ndihmat ndërkombëtare. WFP njofton se ka në dispozicion mbi 170 mijë tonë ushqime në rajon, të gatshme për shpërndarje, të mjaftueshme për tre muaj. Por kamionët vazhdojnë të mbeten në kufi. Ndërkohë, njerëzit presin, por uria nuk pret.

Etiketa: Gazakatastrofeuri

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Para
A po bitiset edhe Bankers si inceneratori?

A po bitiset edhe Bankers si inceneratori?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com