GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vajza e Donald Trump i jep fund beqarisë, martohet me miliarderin libanez

09:58 - 13/11/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vajza e Donald Trump i jep fund beqarisë, martohet me miliarderin libanez
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vajza e ish-presidentit të SHBA Donald Trump, Tiffany i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar me partnerin e saj Michael Boulos, në një ceremoni përrallore të organizuar në Palm Beach, Florida.

Tiffany erdhi në jetë nga martesa e Trump me aktoren Marla Maples, e cila zgjati nga viti 1993 e deri në 1999.

29-vjeçarja dhe Boulos u martuan në rezidencën e familjes Mar-a-Lago.

“Jemi të përqendruar në këtë bashkim të shenjtë dhe në mirëpritjen e miqve dhe familjes së dashur, jo në politikë”, tha Marla Maples për PEOPLE, duke shtuar se familja e zgjodhi Mar-a-Lago sepse “kjo ishte shtëpia e fëmijërisë së Tiffany-t dhe ku ajo erdhi në jetë”.

E gjitha familja e Trump ishte në ceremoninë e martesës së Tiffany, ndërsa një burim tha: “Ky është një rast gëzimi familjar”.

Tiffany zgjodhi fustanin e saj të nusërisë si një shenjë për trashëgiminë e Boulos.

“Është një dasmë libaneze amerikane, kështu që ne ishim shumë të lumtur që Elie Saab të krijonte magjinë”, thotë Maples, e cila gjithashtu kishte veshur një fustan Elie Saab për ditën e martesës së vajzës së saj.

Torta e çiftit ishte e ngjashme me atë të dasmës së Donald dhe Maples, torta Sylvia Weinstock 7 metra e gjatë.

Maples tregoi se Tiffany, e cila ishte e porsalindur kur ata u martuan, donte ta rikrijonte.

Ishte Donald Trump që shoqëroi vajzën e tij në altar dhe kërcyen së bashkë vallëzimin e hapjes së ceremonisë si baba e bijë.

Tiffany dhe Boulos filluan lidhjen në vitin 2018 pasi u takuan në klubin e Lindsay Lohan në Mykonos, Greqi.

Çifti u fejua në janar 2021, në fund të mandatit të babait të saj si president dhe e shpallën lajmin në mediat sociale një ditë para se të largohej nga detyra.

Boulos, i cili është djali i një familjeje të pasur libaneze me biznese në Nigeri, i propozoi në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me një unazë diamanti prej 1.2 milionë dollarësh.


Etiketa: Donald Trumpmartohetmiliarder

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Aksident në Tepelenë- Gjirokastër, makinat përplasen “kokë më kokë”

Aksident në Tepelenë/ Kamionçina përplaset me trajlerin, një i plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com