GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Valë e re bastisjesh në Kosovë, çfarë po paralajmëron Specialja?

07:56 - 17/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Valë e re bastisjesh në Kosovë, çfarë po paralajmëron Specialja?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një numër i madh bastisjesh nga Gjykata Speciale janë bërë javëve të fundit.  Lighur me to gjykata thotë se janë produkt i prokurorisë, por kjo kjo e fundit nuk dëshiron t’i komentojë hetimet e veta.

Në Kosovë ata që merren me monitorimin e punën e kësaj gjykate japin vlerësime se pse ky fluks i ri bastisjesh, teksa ngritën dyshimet për aktakuza të reja.

Në kohën kur gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve po vazhdon intensivisht, në të njëjtën frymë po zhvillohet edhe diçka tjetër në Kosovë.

Valë e re bastisjesh, ndalimesh e konfiskimesh po zhvillon hetuesia e Dhomave të Specializuara.

Rrethanat mbesin të paqarta nëse bëhet fjalë për aktakuza të reja apo vetëm vazhdim i procedurës së gjykimit të Thaçit dhe të tjerëve.

Megjithatë fokusi i Speciales ngelet tek ish pjesëtarë të UÇK-së, e ish funksionarë në shtet.

Për ‘TV Dukagjinin’ Gjykata ka thënë se çdo gjë që ka të bëjë me hetimet apo arrestimet bie në përgjegjësinë e Prokurorisë së Specializuar pa treguar nëse kanë dhënë urdhër për këto bastisje.

Ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se nuk do t’i komentojnë hetimet e tyre.

Por në Fondin për të Drejtën Humanitare tregojnë se në cilat raste Prokurori i Specializuar mund t’i ndërmarrë këto veprime.

“Në rast se prokurori ka informata që një person ka kryer apo mund të kryejë, apo tenton që të kryejë ndonjë vepër penale e cila është nën kompetencë të Dhomave të Specializuara, atëherë mund të japë urdhër për bastisje”,  ka thënë Amer Alija.

Ajo çfarë bie në sy në bastisjet e fundit, është prezenca më e madhe e EULEX-it pranë hetuesve speciaël, krahasuar me Policinë e Kosovës.

Fakt për të cilin, avokatë të akredituar nga Specialja thonë se EULEX-i nuk ka mandat për bastisje, por veç për asistim.

“Këto që po ndodhin, këto bastisje në marrje të telefonave, ndalim të personave bëhen për dy lloje të veprave penale, ose krime luftës ose për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë unë më shumë besoj te kjo e dyta, p.sh. manipulimi në prova, ndikimi te dëshmitarët”, ka thënë Taulant Hodaj.

Dy ditë më parë OVL e UÇK-së në shenjë pakënaqësie ndaj këtyre bastisjeve ka protestuar para zyrave të misionit ndërkombëtarë për drejtësi në Fushë Kosovë, duke hedhur telefona brenda objektit të bazës së tyre.

 

Etiketa: bastisjeKosoveSpecialja

Lajme të lidhura

Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje
Breaking Views

Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje

16:42 - 03/03/26
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka kandidat konsensual, prioritet t’i evitojmë zgjedhjet
Breaking Views

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka kandidat konsensual, prioritet t’i evitojmë zgjedhjet

18:34 - 02/03/26
Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do të ishte figura ideale
Breaking Views

Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do të ishte figura ideale

16:57 - 01/03/26
Para
Aksidente tragjike në rrugët e Kosovës, 5 të vdekur në pak orë

Aksidente tragjike në rrugët e Kosovës, 5 të vdekur në pak orë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi
Breaking Views

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi

23:29 - 03/03/26

Jasir Asani ka lënë pas Iranin dhe luftën atje duke u larguar nga vendi i cili është përfshirë në konflikt...

Lexo më shumë
Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

23:21 - 03/03/26
Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

22:01 - 03/03/26
“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

20:39 - 03/03/26
Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

20:27 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com