GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Valijevi si medalje hipokrizie për Ramën

në Aktualitet, Opinion, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Telefonata e Ramës me drejtuesit e RAI3, Bushati: Doli si fyell
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Kushdo që ka pasur durimin ta shpjerë deri në fund një status të gjatë të Edi Ramës në Facebook, me siguri që i ka bërë pyetjen vetes: Si është e mundur që ky njeri ka një erudicion të frikshëm? Si njeh ai çdo detaj dhe çdo imtësi?

Ajo për të cilën dëshmoi një këmbëngulje prej grafomani shefi i qeverisë, lidhej me polemikën që shpërtheu pasi mundësi me origjinë nga Osetia, Chermen Valiev, arriti ti japë një medalje të bronxtë Shqipërisë, në olimpiadën e Parisit. Rama e kishte përshëndetur këtë si ngritjen për herë të parë të flamurit kuq e zi në lojrat olimpike. Kundërshtarët e tij nxituan ta quajnë mashtrues dhe hipokrit duke pretenduar se medaljen e parë e pati marrë pëshëngritësi Ymer Pampuri, në olimpiadën e Mynihut, në 1972.

Në fakt, lidhur me këtë Rama ka të drejtë, por hipokrizia dhe mashtrimi i tij shkëlqejnë diku tjetër. E për të kuptuar këtë mjafton të lexosh me vëmendje tekstin e tij të stërgjatë.

Aty tregohet se si ish basketbollisti i dikurshëm e njeh me imtësi historinë e mundësit të ardhur nga Kaukazi. Ai di çdo detaj të origjinës dhe mbërritjes në Shqipëri dhe garës që bëjnë federatat sportive për të tërhequr kampionë të tillë. Deri këtu e kuptushme mund të thotë dikush, është informacioni i një njeriu për ngjarjen që është e freskët. Por bagazhi i njohurive të liderit zbret shumë më thellë. Ai di çdo rrethanë dhe vogëlsi për bëmat e Ymer Pampurit gjashtë dekada më parë. Ai njeh organizimin e Kampionatit Botëror të peshëngritjes në 1972 dhe rreguallat e Olimpiadës të atij viti. Ai flet me sigurinë e specialistit, për tre stilet e ndryshme sipas të cilave zhvillohet gara e ngritjes së peshave. Tronditëse apo jo?

Por, pasi ke marrë veten nga ky ortek njohurish vetvetiu të lind pyetja. Po si është e mundur që ky njeri që është i informuar për skutat më pa rëndësi të Komitetit Olimpik, të rilindur, që njeh detajet e mundjes dhe historinë mbi gjysëm shekullore të peshëngritjes, nuk ka ditur as një gjë për atë që paguhet, për gjysmën e qeverisë së tij, që “i hante kumblla dhe dardha pas shpine” ? Si ka mundësi që në veshë nuk i kishte mbërritur asnjë murmërimë për Qaton dhe Mollën e 5D, kur në memorien e tij është e skalitur e gjithë biografia e Ymer Pampurit? “Ka vënë dikë për t’i përgatitur tekstin për ti’u përgjigjur Berishës- kështu veprojnë kryeministrat seriozë” – mund ta justifikojë dikush. Por, as kjo alibi nuk pi ujë. Sepse po të ishte kështu, do ishte informuar që kur opozita i denoncoi për herë të parë inceneratorët (do vinte dikë të informohej- dhe nuk do çonte gjithë PS-në për karshillëk të kritikëve te barku i djegësit të Elbasanit. E njëjta logjikë vlen edhe për solidarizimin, “me pikë e presje” me Erion Veliajn për të mbrojtur hajdutët e 5D-së.

Pra, Edi Rama nuk është mashtrues- siç e akuzon Berisha- për shpalljen e së parës medalje olimpike të Shqipërisë. Ai është hipokrit kur pretendon se di çdo imtësi për Chermen Valievin apo Ymer Pampurin dhe asnjë gjë për paratë që firmoste për një incenerator inekzistent. Ai del qesharak kur do të na bëjë të besojmë se, si ish sportist, njeh gjithçka rreth garave të sporteve burrërore, por nuk ka asnjë djeni për detajet e gjysëm miliardi euro nga buxheti, për të cilat ka detyrë të kujdeset.

Të dyja këto rrëfime, edhe ai i Ramës që inspekton në filigran projektet, që dizenjon me dorën e tij fanelën e kombëtares fituese, që i vizaton Kazamontit motivet e fasadës së stadiumit, pra ai i një manjaku të detajve edhe ky tjetëri, i një njeriu që injoron vogëlsitë e masakrave të hajdutërisë, nuk mund të qëndrojnë së bashku. Të duash ti mbash gjallë së bashku në publik ato, do të thotë, ose se e ke humbur sensin e realitetit, ose se nuk merakosesh më për atë që mendojnë ata që të ndjekin. Këto dy fabula kundërthënëse nuk mund të bashkudhëtojnë paralelisht.

Predikuesi i tyre dhe ata që e rrethojnë duhet të zgjedhin: ose njërën, ose tjetrën. Dhe meqënëse ata që kanë dorë shkëputen me vështirësi nga vesi i tyre, Edi Rama duhet të dijë së paku të mposhtë në publik, vanitetin se njeh çdo dosje në imtësi.

/Lapasi.al/

Etiketa: Andi BushatiEdi RamaKryesore1Valijevi

Lajme të lidhura

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku
Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit
Aktualitet

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Para
Arbër Hoxha në formacionin e javës në Kroaci

Arbër Hoxha në formacionin e javës në Kroaci

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com