GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Varfëria nuk luftohet me paketë thërrimesh”, PL reagon për masat anti krizë

15:13 - 08/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Varfëria nuk luftohet me paketë thërrimesh”, PL reagon për masat anti krizë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë reagoi sot lidhur me indeksimin e pagave në vend që u lajmërua nga kryeministri Rama si një mënyrë përballimin e krizës, megjithëse ndihma e qeverisë ishte qesharake.

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi e quajti “Paketë Thërrimesh” indeksimin e pagave dhe pensioneve, teksa tha se vetëm në shtatë muajt e fundit çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur nga 6.7% në janar në 13.3% në korrik.

Deklarata e Tedi Blushit:

Pagat në administratën publike nuk janë rritur nga muaji mars i vitit 2017, përjashtuar pagat e arsimtarëve dhe të mjekëve.

Duke mos i rritur pagat për punonjësit e sektorit shtetëror apo duke i rritur në mënyrë të diferencuar Qeveria ka shkelur hapur parimin e përfitimit, që duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

Jo vetëm kaq, por Qeveria ka shkelur hapur edhe detyrimin e saj për të mbrojtur nivelin e jetesës së nëpunësve publikë në kushtet kur rritja abuzive e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në ekonomitë familjare, që e ka bërë koston e jetesës së përballueshme.

Nga viti 2017, kur pagat në administratë kanë ngelur njësoj, çmimet kanë kaluar vit pas viti në stratosferë. Referuar vetëm 8 muajve të fundit çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur progresivisht, duke kapur nivele dyshifrore:

6.7% rritje në janar

6.9% rritje në shkurt

9.5% rritje në mars

9.9% rritje në prill

11.4% rritje në maj

12.6% rritje në qershor

13.3% rritje në korrik.

Në kushtet kur çmimet e larta kanë rritur ndjeshëm nivelin e varfërisë në vend dhe po rrënojnë si kurrë më parë ekonomitë familjare, miratimi sa më parë i nismës së Partisë së Lirisë për indeksimin me ligj të pagave, jo vetëm do të garantonte qëndrueshmërinë e të ardhurave të punonjësve të administratës por do të jetë edhe një masë tepër efektive për përballimin e kostove të larta të jetesës.

Në thelb të propozimit të Partisë së Lirisë qëndron:

– Rritja e pagës për administratën çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.

–  Indeksimi i pagës për administratën çdo vit duke marrë për bazë ndryshimin e Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

– Rritja e pagës minimale të bëhet çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.

– Indeksimi i pagës minimale në shkallë vendi të bëhet çdo vit në bazë të ndryshimit të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Rritja reale dhe indeksimi i pagave, sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga Partia e Lirisë do të sjellë efekte tepër pozitive ekonomike dhe sociale të qëndrueshme sepse:

– Mbron punonjësit nga rritja e çmimeve.

– Nuk lejon uljen reale të pagës dhe si rrjedhim të fuqisë blerëse.

– Nxit rritjen e konsumit dhe ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike.

– Mundëson rritjen e të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore duke mundësuar përmirësimin e bilancit.

– Ul korrupsionin.

Partia e Lirisë, si avokate dhe mbrojtëse e flaktë e interesit qytetar, i bën thirrje Kuvendit ta shqyrtojë menjëherë dhe ta votojë me unanimitet këtë projektligj të rëndësishëm, që mbron qytetarët nga varfëria.

Administrata publike është lodhur nga mashtrimet dhe “thërrimet” që u ndan Qeveria, që ka pesë vite që nuk ka nxjerrë një vendim në interes të tyre!

I bëjmë thirrje të gjithë punonjësve dhe nëpunësve të administratës publike të vrasin frikën dhe të kërkojnë me guxim miratimin e ligjit të propozuar nga Partia e Lirisë, e vetmja nismë konkrete që ju garanton më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për ta dhe familjet e tyre!

 

Etiketa: blushiPL

Lajme të lidhura

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Aktualitet

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Para
Ish-drejtori i Policisë së Tiranës akuza ministrave të Ramës: Shkelin ligjin me të dyja këmbët

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës akuza ministrave të Ramës: Shkelin ligjin me të dyja këmbët

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Aktualitet

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26

Përgjatë dy ditëve të vrenjtura më 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zvërnecit buzë lagunës së Nartës në Vlorë...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Shkurt 2026

07:49 - 02/02/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 2 Shkurt 2026

07:38 - 02/02/26
Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com