GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Varhelyi: Kosova përcakton anëtarësimin e Serbisë në BE

17:04 - 14/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Varhelyi: Kosova përcakton anëtarësimin e Serbisë në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka folur ditën e sotme lidhur me konferencën ndërqeveritare të mbajtur sot ku Serbia ka hapur grupin 4 të negociatave për anëtarësim. Ai tha se dialogu do të jetë përcaktues i procesit të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Brukselit.

Këtë ia kanë bërë të qartë Serbisë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Gasper Dovzhan. Dovzhan theksoi se hapja e njëkohshme e katër kapitujve negociues sjell më shumë dinamikë në negociatat për anëtarësim.

Po ashtu ka përmendur edhe dialogun me Kosovës, duke u shprehur se kjo pjesë do të përcaktonte ritmin e negociatave të anëtarësimit. Ai tha se ishte thelbësore që Serbia të luante një rol konstruktiv në dialogun me Kosovën, i cili do të përcaktonte ritmin e negociatave të anëtarësimit. Ai shtoi se pengesa kishte në pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar etj.

“Megjithatë, ne vërejmë gjithashtu se ku nevojiten përpjekje shtesë, si pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe procedurat e brendshme në gjyqet e krimeve të luftës” – tha Dovzhan.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, tha në Twitter me rastin e hapjes së Grupit të Katërt se është e rëndësishme që Beogradi të vazhdojë të punojë për sundimin e ligjit, harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe dialogun me Prishtinën.

Serbia hapi grupin numër 4 “Axhenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme”, e cila përbëhet nga katër kapituj negociues: Politika e Transportit, Energjia, Rrjetet Trans-Evropiane dhe Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike. Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se ky takim i dërgon BE-së një sinjal të fortë politik për angazhimin e saj për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ndërsa, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç është shprehur se hapja e kapitujve është i rëndësishëm. Ajo shprehu shpresën se Serbia së shpejti do të hapë një grup tjetër. Me hapjen e këtij grupi, Serbia ka hapur vetëm 22 kapituj në negociatat për anëtarësim. Procesi i negociatave po zhvillohet në kuadër të metodologjisë së re të miratuar nga Komisioni Evropian në fillim të vitit 2020.

Serbia dhe Mali i Zi, që e kishte filluar më parë procesin e negociatave të anëtarësimit, kanë pranuar metodologjinë e re të aprovuar në vitin 2020. Në kuadër të metodologjisë së re hapen grupe tematike, të cilat përfshijnë disa kapituj. Metodologjia e re ka 6 grupime tematike. Kjo është hera e parë që Serbia hap zyrtarisht një të tillë.

Etiketa: anetaresimetBEKosovaOliver VarhelyipercaktonSerbia

Lajme të lidhura

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Para
Tragjedia në Bullgari, hetuesit: Shkak shpejtësia e lartë, zbulohen detaje

Tragjedia në Bullgari, hetuesit: Shkak shpejtësia e lartë, zbulohen detaje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26

Dy gra i kanë dhënë fund jetës këtë të hënë në Vlorë, duke u hedhur nga lartësia. Policia sqaron se...

Lexo më shumë
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar

Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar

14:10 - 06/04/26
Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim – Caktohen tarifat

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë

13:48 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com