GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Varinati Delta dominues në Kosovë, Albin Kurti: Vaksinimi është e vetmja mënyrë për ta parandaluar

në Botë, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Varinati Delta dominues në Kosovë, Albin Kurti: Vaksinimi është e vetmja mënyrë për ta parandaluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen teksa shifrat i kanë kaluar mbi 2 mijë të infektuar në ditë.

Kurti shkruan se deri më sot nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19 prej atyre që kanë bërë vaksinën.

Sa për masat e reja, Kurti thotë se qeveria ishte e detyruar ti miratonte për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.

Statusi nga Albin Kurti:

Distanca fizike, maskat dhe higjiena personale janë të domosdoshme, por detyrë mbi çdo detyrë për të gjithë ne si qytetarë të përgjegjshëm të Republikës së Kosovës është vaksinimi.

Varianti Delta i virusit Corona tanimë është varianti dominues në Kosovë. Ashtu siç është parë edhe në botë, kjo valë është më dramatike se secila valë tjetër, për shkak të përhapjes shumë të shpejtë të virusit.

Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të parandaluar. Sipas raporteve që kemi asnjë të vdekur nuk e kemi nga ata që janë vaksinuar. Kemi shumë pak të hospitalizuar nga ata që janë vaksinuar dhe të hospitalizuarit e vaksinuar po e përballojnë shumë më lehtë.

Pavarësisht se ne kemi filluar më së voni me procesin e vaksinimit për shkak të mungesave që i kemi gjetur, me ritmin dhe dinamikën e ditëve të fundit, kemi arritur të vaksinojmë një numër të konsiderueshëm të qytetarëve tanë. Janë administruar mbi 635 mijë vaksina, ndërsa mbi 220 mijë qytetarë janë vaksinuar më të dy dozat.

Për menaxhimin e pandemisë dhe në përkrahje të procesit të vaksinimit kundër COVID-19, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, morëm vendim për angazhimin e 1.116 profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj shtesë, në shumë totale prej 3.192.854 euro.

Në anën tjetër, përkundër asaj se vaksinimi po shkon mirë, e kemi të detyrueshme ndërmarrjen e masave të reja të cilat do ta ngadalësojnë ritmin e infeksioneve dhe me këtë të ruajmë shëndetin publik. Prandaj, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike, morëm vendim për masa të reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Përballë përhapjes eksplozive të variantit Delta të virusit, krahas respektimit të masave, për secilin prej nesh mburoja është vaksina, kurse për të gjithë së bashku vaksinimi masiv

Ju bëj thirrje që të caktoni terminet për vaksinim në platformën https://ekosova.rks-gov.net  dhe të vazhdojmë me procesin e vaksinimit, sepse varianti Delta është i pandalshëm.

Të përgjegjshëm individualisht dhe për njëri-tjetrin, bashkë ia dalim!

Lajme të lidhura

Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët
Breaking Views

Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët

19:48 - 10/05/26
Persona të maskuar sulmojnë ish-kryetarin e PD-së në Lezhë, niset drejt Traumës
Aktualitet

Persona të maskuar sulmojnë ish-kryetarin e PD-së në Lezhë, niset drejt Traumës

17:08 - 10/05/26
Tentuan ta vrasin me bombë me telekomandë në makinë, zbulohen pas 4 muajsh autorët
Aktualitet

Tentuan ta vrasin me bombë me telekomandë në makinë, zbulohen pas 4 muajsh autorët

15:24 - 10/05/26
Para
I ati e la vendin në duart e talebanëve, vajza e presidentit afgan mes luksit në SHBA

I ati e la vendin në duart e talebanëve, vajza e presidentit afgan mes luksit në SHBA

TË FUNDIT

Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së
Aktualitet

Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së

20:16 - 10/05/26

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, dhe kreu i BKH-së, Joni Keta, janë parë këtë të diel së bashku me familjet...

Lexo më shumë
Trazirat në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Trazirat në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

19:57 - 10/05/26
Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët

Salianji nga takimi në Peshkopi: PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët

19:48 - 10/05/26
As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë

As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë

18:49 - 10/05/26
Vora dominon me fitore “tenisi”, Bylisi zbret nga elita

Vora dominon me fitore “tenisi”, Bylisi zbret nga elita

18:41 - 10/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com