GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili për Reformën në Drejtësi: Një batakçillëk politik, PS ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarëve që s’i shërbejnë

20:25 - 27/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vasili – Nikollës: Ju veproni kështu se nuk dini jo sepse doni, Balla sqaron opozitën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë një paralele mes situatës së vettingut në Shqipëri me atë në Poloni, ku BE e ka gjobitur këtë të fundit me gjobë 1 milion ero në ditë, për pezullimin e legjislacionit që lejonte influencën politike në proces.

“Zgjatja e Venttingut të kapur në Shqipëri dhe dënimi i vetingut politik në Poloni!
Zgjatja e afatit të të KPK së Vettingut dhe degradimi i tij në një pazar politik të rëndomtë është një realitet, që mjerisht ka toksikuar të gjithë shoqërinë dhe ambientin politik.
Ndërkohë që Gjykata e Drejtësisë Luxembourg dënoi sot Poloninë me 1.000.000 euro në 8 ditë për Çështjen C-204/21 R, sepse nuk pezulloi zbatimin e legjislacionit, që lejonte influencën politike mbi Dhomën Disiplinore (Vettingun) pasi anëtarët e saj zgjidheshin nga presidenti dhe zgjatja e afatit të Vettingut do të bëhej sërish nga një organ politik duke cenuar pavarësinë e gjyqësorit.
Pra shqetësimi për një vend të BE-së si Polonia është shumë serioz dhe dënohet fort, mendo Shqipëria që me këtë farë Vettingu politik, që po bën do të dënohej së paku me 100 milion euro në ditë”, ka shkruar ai.

Vasili shkruan se zgjatja e Reformës në Drejtësi në vendin tonë, e iniciuar nga Partia Socialiste, do të thotë se do të pezullohen nga detyra disa prokurorë apo gjyqtarë që nuk i përgjigjen pushtetit.

“Po përse kërkohet me kaq ngulm histerik në Shqipëri zgjatja e KPK të Vettingut?
Arsyeja është shumë e thjeshtë. Vettingu politik siç funksionon aktualisht pra i kapur nga qeveria siguron seleksionimin e gjyqtareve dhe prokuroreve, që i pëlqejnë asaj dhe sigurohet pandeshkueshmëria e qeverisë për mijëra gjëra që rëndojnë mbi të. Përse zgjidhja, që ka Kushtetuta është korrekte dhe zgjatja e Vettingut (KPK) abuziv? Të gjitha momentet që lidhen me ndryshimet për Reformën në Drejtësi për çdo situatë të krijuar kanë në Kushtetutë mekanizmin e ç bllokues. Edhe vetë institucionet e Vettingut u ngritën në sajë të këtij mekanizmi ç bllokues pasi shumicat e cilësuara parlamentare nuk u realizuan në asnjë rast”, ka shkruar ai.

Vasili nënvizon më tej, se në të gjithë këtë periudhë qytetarët kanë parë zero rezultat nga Reforma në Drejtësi dhe çdo ditë po përballen me padrejtësi nga më të ndryshmet.

Po ashtu ai ka përfunduar se biznesi po përballet me një pasiguri juridike ekstreme qe sipas tij po dekurajon investimet dhe po varfëron thellë ekonominë e vendit dhe qytetaret e thjeshte.

Etiketa: Petrit Vasili

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Publikohen formacionet zyrtare, Inter rrotacion ndaj Empolit, merret vendimi për Bajramin

Publikohen formacionet zyrtare, Inter rrotacion ndaj Empolit, merret vendimi për Bajramin

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com