GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit, filli i padukshëm që ndan pakujdesinë nga vrasja

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e 3-vjeçarit, filli i padukshëm që ndan pakujdesinë nga vrasja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ferdinand Dervishi

Brian Spahiu – njomëzaku 3 vjeçar që humbi jetën pas operacionit në një klinikë private, mund të ishte fëmija i secilit nga ne – qëniet e rritura e të përgjegjshme që vendosim për fatin e jetës së të miturve tanë.

Si gjyshi i tij, edhe ne, do ta çonim, me vendimin tonë, fëmijën te një mjek i njohur, sepse në një rast parakalues mund të kishim mbetur të kënaqur nga shërbimi i tij.

Në stadin ku shoqëria jonë gjendet, kjo është funksionale.

Por pasi e lëmë fëmjën në duart e mjekut dhe përpara fytyrës na mbyllet dera e sallës së operacionit, ne nuk ekzistojmë më. Përgjegjësinë e jetës së fëmijës sonë ja kemi kaluar mjekut.

Në rastin e Brianit 3- vjeçar mjeku e mbajti atë larg vendimmarrjes së prindërve për 9 orë, duke tejkaluar disa herë afatin “dy orë maksimumi” që u kishte premtuar.

Fëmija do të qendrote i vetëm dhe pa asnjë mundësi për të reaguar dhe lajmëruar shqetësimin, vuajtjet, dhimbjet, për 9 orë të gjata.

Askush nuk e di se çfarë ndodhi saktësisht në sallën e operacionit dhe çfarë ishte gjëja që nuk po funksiononte dhe kërkonte një kohë të shumëfishuar.

Askush, veç pjesëtarëve të një biznesi privat familjar – mjekut anestezist dhe vajzës së tij kirurge – nuk e di se çfarë ndodhi, pse u përkeqësua gjendja e pacientit vocërrak, çfarë masash u morën dhe nëse u respektuan protokollet mjekësore që zbatohen në të tilla situata.

Paskësaj, Briani ju dorëzua prindërve gjysmë në koma. “Fëmija nuk i hapi sytë kurrë dhe sillej si i pajetë. Trupi përkundej si i pajetë. Dora rrëzohej si e pajetë. Doktori na tha se, pas, maksimumi, 30 minutash, narkoza do i dilte dhe do ishte mire” – përsërisin të afërmit.

Por ky nuk është i vetmi shqetësim i prindërve dhe të afërmve.

Ata janë ndier të shqetësuar edhe në Urgjencën e Spitalit të Fëmijëve ku mjeku anestezist i klinikës private e ngrinte zërin më tepër se mjekët e urgjencës, të cilët duhet të ishin zotër të vendit e të punës dhe ku ndonjëri, më i guximshmi, apo më i dhimbsuri, u pëshpëriste kujdesshëm në vesh se vocërraku po vuante pakujdesinë e një overdoze anestetiku.

Gjithsesi deri këtu të gjithë mbeten te dyshimet për mjekim të pakujdesshëm, ashtu si edhe akuza zyrtare e Prokurorisë së Tiranës.

Problemet, apo dyshimet, sidomos për familjarët, i shumëfishoi intervista televizive e mjekut anestezist. Sipas tyre, mjeku, shumicën e kohës, gënjeu.

1- Gënjeu kur tha se fëmijën, pas ndërhyrjes, e dorëzoi të shëndetshëm.

2-Gënjeu kur rrëfeu se fëmija, pasi doli nga narkoza, kërkoi të atin, apo të vëllanë e sapolindur.

3-Gënjeu kur tha se fëmija përqafoi me duart e veta të atin.

4- Gënjeu kur tha se ai vetë ju përgjigjej të gjitha thirrjeve në telefonin personal. E vërteta, sipas familjarëve, është se ai nuk u është përgjigjur telefonatave të tyre të realizuara menjëherë pas mbërritjes nga klinika në shtëpi, kur gjendja shëndetësore e fëmijës ishte përkeqësuar krejtësisht. Sipas tyre, mjeku anestezist do të bëhej i gjallë vetëm një ditë më pas, kur u shfaq në Urgjencën e Spitalit të Fëmijëve.

4- Gënjeu kur fliste për komplikacione eventuale nga sëmundje të lindura të pacientit të vogël. Sipas familjarëve djali kishte shëndet të plotë. I vetmi problem – një anormalitet kardiak pas lindjes – ishte kuruar plotësisht pas një ndërhyrjeje në zemër në moshën 9- muajshe. I realizuar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, operacioni kishte dalë me sukses të plotë dhe njomëzaku nuk kishte shfaqur askurrë probleme me zemrën. Po kështu, edhe pse vetëm 9 muajësh, anastezia, gjatë këtij operacioni, kishte shkuar perfekt.

5-Gënjeu kur tha se fëmijën nuk e futi menjëherë në operacion, pasi ishte me rrufë dhe priti disa ditë që kjo, apo një sëmundje e ngjashme, të largoheshin nga trupi i tij…

E në këtë pikë, familjarët e njomëzakut jetëhumbur, dhe jo vetëm, vijnë te disa pyetje krejt logjike: përse mjeku anestezist po gënjen? Çfarë kërkon të fshehë?

Sigurisht që neglizhenca apo gabimi në profesion janë njerëzore. Ato janë të pranueshme, të njohura dhe të asimilueshme, qoftë nga drejtësia, qoftë nga opinioni. Por kur përpiqesh të shpëtosh, bashkë me vajzën dhe klinikën private, përmes gënjeshtrës së shumëfishtë, duke tentuar për ta pastruar veten nga gjithçka, këtu nuk bëhet më fjalë për tu lehtësuar nga akuza për neglizhencë. Këtu situata rëndohet, pasi shkohet një fije afër vrasjes.

Etiketa: FemijamjekimiMjekuVrasja

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
I dërguari i posaçëm gjerman zbulon mesazhin “sekret” që do jepet më 16 tetor

I dërguari i posaçëm gjerman zbulon mesazhin “sekret” që do jepet më 16 tetor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26

Rreth 2.2 miliardë lekë i janë dhënë me tender të dyshimtë biznesmenit të njohur të naftës dhe gazit, Isuf Berberi....

Lexo më shumë
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetparibu girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis