GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj braktis mbledhjen, Blushi: Duhet të merresh i pandehur. Replikat e plota

17:49 - 15/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj braktis mbledhjen, Blushi: Duhet të merresh i pandehur. Replikat e plota
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka braktisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak, e cila nisi me debate mes tij dhe këshilltarëve të opozitës.

Pasi prezantoi disa nga projektet e Bashkisë, Veliaj tha se Tirana nuk mund të lihet në dorë të zhulsave, duke vijuar mbrojtjen për inceneratorin e Tiranës, edhe pse ai nuk ekziston.

Por Veliaj tha se në këtë incenerator edhe Bashkia e Kavajës po depoziton mbetjet, madje kanë shkuar me brekë në mes të sezonit turistik, për të paguar detyrimet, pasi nuk mund të lihen plehrat rrugëve.

“Tirana është një qytet më i pastër, nuk mund t’ia lemë në dorë zhulsave. Shikoni kavajën, shkuan me brekë e recipeta e bënë ato pagesat”, tha Veliaj, teksa debatonte me këshilltarë të opozitës.

Tedi Blushi, këshilltari i Partisë së Lirisë, duke replikuar me Veliajn, i tha “Erion Qelia duhet të merresh i pandehur dhe të dalësh para drejtësisë”.

“Mega-Firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e juaja pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal.

Me këtë firmë të paligjshme, ti Erion Qelia fute në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite në shërbim të mafias së inceneratorëve.

Erion Qelia dili “për zot” firmës!”, tha Blushi.

Madje, ai akuzoi kryebashkiakun se nga frika që ka për tu përballur me qytetarët e ka mbushur sallën e këshillit me truproja duke mos lejuar as invelidët me karrocë të marrin pjesë në mbledhje, ndërsa gazetarët i ka lënë jashtë dyerve të Bashkisë.

“Ju jeni parti e lodhur, u rrahët në zgjedhje si gamori n’dahon”, tha Veliaj, në replika me këshilltarët.

Në vijim ai i quajti ca hipokritë ata që flasin nga mëngjesi deri në darkë dhe veprojnë ndryshe nga sa thonë. “Ju imitoni Saliun nga mëngjesi deri në darkë”, tha Veliaj, duke shtuar “do shkoni nga humbja në humbje, i keni lodhur njerëzit, ju ka shkuar kokoshi një felë”.

“Sa herë që flas unë për këto të Sigurimit të Shtetit, ju që e keni kryetarin sigurims jeni të shqetësuar. Ai që spiunonte shokët është bërë kryetar i partisë së tyre dhe sa herë që flasim për sigurimin këta të Ilir Metës hidhen pupthi. Merreni me qetësi, me sportivitet. Të fala sigurimsit. I kam thënë Ilir Metës: Sigurimsat nuk kanë të ardhmen”, tha Veliaj, duke replikuar me Blushin dhe Braimllarin.

Etiketa: DEBATEKeshilliKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Para
Një Kuvend për Lulzim Bashën

“Rrëmbeu” me gjykatë 2 komisionerë, PD e Bashës: Demokratë gëzohuni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com