GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pas Pyllit Orbital, Veliaj harxhon 2.2 mld lekë për naftën e Drejtorisë së Gjelbërimit

14:21 - 10/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Pyllit Orbital, Veliaj harxhon 2.2 mld lekë për naftën e Drejtorisë së Gjelbërimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Gjelbërimit e Lali Erit harxhon 2.2 miliardë lekë për naftën e makinave të veta. Në tenderin e publikuar me 6 mars 2023, Veliaj tregon se ka në plan t’i sigurojë këtij institucioni naftë për tre vite. Pra, Veliaj po shpenzon edhe paratë e mandatit të ardhshëm.

“Objekti i kontratës/Marrëveshjes Kuadër: ‘Blerje Karburanti dhe Vajra lubrifikant për mjete, alkool frenash, graso etj”, marrëveshje kuadër me afat 36 muaj, me disa operatore ekonomike ku te gjitha kushtet janë të përcaktuara.  Vlera e Fondit Limit Total të Marrëveshjes Kuadër është: 214 999 746  Lekë pa TVSH ose 1 868 912.9 Euro pa TVSH”, thuhet në dokument.

Së pari, vihet re se blihet naftë për tre vite në ditët kur çmimi i naftës arrin pikun. Së dyti, 2.2 miliardë lekë për naftë është një shpenzim marramendës, që në këto kohë krize vetëm një kryetar bashkie si Veliaj mund ta bëjë.

Duke patur parasysh objektin e tenderit, lindin dyshimet se kjo sasi nafte bëhet me qëllim nxjerrjen nga arka të këtij fondi në favor të ndonjë oligarku.

Janë publikuar shpesh herë raste kur persona të punësuar nga “Lali” paguhen vetëm për t’u bërë poza punonjësve që mbjellin ndonjë pemë, pastrojnë rrugët, apo lyejnë ndonjë fasadë.

Pikërisht të tillë janë punonjësit në Drejtorinë Gjelbërimit. Kështu, nëpër Tiranë nuk shohim ndonjë sipërfaqe gjelbërimi të shtuar. Përveç kronikave virtuale për pyllin orbital ku shfaqet Lali Eri me lopatë në dorë

Ky projekt i Veliajt, vjen fill pas kontratës 3 miliardë lekë për Pyllin Orbital. Një lot i të cilit është i zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimi. Kontratë e cila u denoncua shumë herë, madje Drejtoria  u tërhoq për pak javë.

Por, Veliaj e riktheu sërish, por pa përcaktuar se ku janë këto pemët që po mbillen për këtë Pyllin Orbital. Pra 3 miliardë lekë  bëjnë pemët, 2.2 miliardë bën nafta! Lali Eri qenka gjeni për të përvetësuar fondet!

Këto janë projekte me vlera kaq të larta dhe për punë që nuk kryhet. Në fakt me këto shifra SPAK duhej të kishte filluar hetime me kohë.

Lexo edhe: Denoncohet tenderi/ Veliaj përvetëson 3 mld lekë nga Pylli Orbital

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDrejtoria e GjelberimitPylli Orbitaltender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Raporti/ Qytetarët të pakënaqur me performancën e qeverisë

Nuk ndalen kritikat për ligjin e shumëdebatuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com