GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

U riparuan pak muaj më parë, Veliaj hedh 526 mln lekë për të blerë kosha dekorativë

10:37 - 03/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Blerja e koshave dekorativë po kushton gati 1 miliardë lekë Bashkisë Tiranë. Tashmë që jemi vetëm 2 muaj para zgjedhjeve kryebashkiaku Erion Veliaj kujdeset

Blerja e koshave dekorativë po kushton gati 1 miliardë lekë Bashkisë Tiranë. Tashmë që jemi vetëm 2 muaj para zgjedhjeve kryebashkiaku Erion Veliaj kujdeset

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Blerja e koshave dekorativë po kushton gati 1 miliardë lekë Bashkisë Tiranë. Tashmë që jemi vetëm 2 muaj para zgjedhjeve kryebashkiaku Erion Veliaj kujdeset që të zbukurojë fasadën, duke shpenzuar miliona edhe për kosha dekorativë. Pavarësisht se me taksat e kryeqytetasve paguhen kompani si “Eco Tirana” dhe inceneratorin, që supozohet të kujdesen për menaxhimin e mbetjeve urbane, realiteti tregon se kjo nuk mjaftoka!

Mjafton të futesh në lagjet e Tiranës, jo shumë larg qendrës dhe do të përballesh me pamje të gjendjes së vërtetë: Kosha të tejmbushur, mbeturina të përhapura kudo, kontejnerë të amortizuar! Përmendim këtu dy lagjet si Pazari i Ri, Fresk dhe Qytet Studenti, ku çdo ditë qytetarët ankohen për erën e tmerrshme që vjen nga koshat e tejmbushur.

 

Nëntor 2022, Fresk

 

Shtator 2022, Komuna Parisit

 

Në vend që të vërë para përgjegjësisë firmat të cilat paguhen me taksat tona, Veliaj vjel edhe më shumë lekë nga qytetarët për të blerë kosha të rinj.

Kështu, me datë 27 shkurt 2023, Bashkia Tiranë ka regjistruar në Agjencinë e Prokurimeve Publike tenderin me objekt “Blerje Kosha dhe Stola Dekorativë”. Për këtë tender është vënë në dispozicion fondi limit me vlerë 526 milionë lekë.

Pra, më shumë se gjysmë miliard lekë do të shpenzojë Veliaj për të blerë disa kosha të vegjël, që do duken bukur për propagandën e fushatës zgjedhore, por që realisht nuk e ndryshojnë situatën.

Më poshtë është një foto ilustruese se si janë këto kosha dekorativë që kërkon të blejë Bashkia Tiranë.

 

Kosha betoni të ngjyrosur, aq të vegjël për një kryeqytet të ndotur.

Ndërkohë, në dokumente vihet re se firma që do të fitojë, do të ketë kohë 3 vjet që të vendosë këto kosha në qytet. Fakt që tregon edhe njëherë se tenderi është fasada e radhës për të xhiruar lekë nga fondet e bashkisë dhe për të përgatitur propagandën për zgjedhje.

Sikur përmendëm më lartë, pak muaj më parë Veliaj shpenzoi 294 milionë lekë për të mirëmbajtur koshat dhe stolat dekorativë. Pra, për të rregulluar disa kosha plehrash dhe stola publikë, Veliajt i duhen 294 milionë lekë, shumë e cila me mund të mjaftonte që të rregulloheshin koshat dhe stolat e të gjitha bashkive të vendit, jo vetëm të Tiranës.

Ky tender është zhvilluar në shkelje të ligjit për prokurimet dhe Gijotina.com e ka denoncuar abuzimin e bërë. Ndërsa tani vërtetohet dyshimi i atëhershëm, se ato para nuk kanë shkuar vërtetë për kosha dekorativë. Ndryshe, përse lindi nevoja për të blerë kosha të rinj dekorativë?!  Me këto miliona Veliaj zbukuron arkat e firmave fituese, duke iu marrë paratë nga xhepi kryeqytetasve.

Lexo edhe: Do kujdesen për koshat dhe stolat, Veliaj iu fal 2 mld lekë dy miqve të tij

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abzuimErion velijaFushatekosha dekorativemilionatenderZgjedhje

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Gjyqi për vulën e PD, Hajdari: Pakica nuk mund të imponohet

Gjyqi për vulën e PD, Hajdari: Pakica nuk mund të imponohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Berat, ku një shtetas është plagosur me thikë pas një konflikti...

Lexo më shumë
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Mars 2026

07:45 - 18/03/26
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 Mars 2026

07:40 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com