GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj jep pa garë tenderin 27 mln lekë për blerje pllakash, fiton oferta më e shtrenjtë

19:12 - 25/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj jep pa garë tenderin 27 mln lekë për blerje pllakash, fiton oferta më e shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme Bashkia Tiranë ka shtuar në  listën “Red Flag” një tjetër tender qesharak, por me vlerë marramendëse. Çdo ditë e më shumë shtohet lista e tenderëve pa garë për Erion Veliajn, ndërsa sot ka bërë fituese pa konkurrim kompaninë “A R J E I L” sh.p.k, e cila nuk ka dorëzuar në kohë dokumentet, por gjithsesi pa asnjë probleme fitoi tenderin. Ky tender kap vlerat e  27, 852 200,00 lekëve dhe ka si objekt blerje pllakash dhe bordura.

Përveç se kjo është një vlerë e lartë që si gjithmonë Veliaj i shpenzon për gjëra të tilla, institucioni prokurues ka përjashtuar nga gara pa të drejtë kompanitë e tjera që aplikuan, duke thënë se nuk kanë paraqitur dëshmi për pagesën e taksave vendore ose nuk kanë dërguar dëshmi për mjetet e transportit që duhet të garantojnë ato.

Me justifikime të tilla institucioni prokurues ka shpallur fituese kompaninë me ofertën më të shtrenjtë, konkretisht me 21 358 350,00 lekë. Ndërsa të gjitha kompanitë e tjera kanë paraqitur atë me ofertë më të lartë. Sipas dokumentit të publikuar operatori ekonomik “BAÇI – EL 2003 SH.P.K” sh.p.k, me NUIS K42724211C, tashmë i skualifikuar  ka paraqitur ofertën me vlerë 20.889.160 lekë, ndërsa  Operatori ekonomik “GJONI – AN” sh.p.k kishte ofertën me vlerë 21.168.600 lekë dhe  Operatori ekonomik “ZDRAVO” sh.p.k kishte ofertën  rreth 21.352.300 lekë.

Pra qartë duket që të tria kompanitë kanë paraqitur ofertat me vlera më të ulta, por sikur e ka “hobi” Veliaj ka preferuar të shpall fituese kompaninë  më të shtrenjtë, duke përjashtuar qëllimisht nga gara kompanitë e tjera.

 

Etiketa: garekryesore2ofertatenderVeliaj

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
I akuzuar për përdhunimin e nipit, 45-vjeçari njihet me masën e sigurisë në Gjykatën e Beratit

I akuzuar për përdhunimin e nipit, 45-vjeçari njihet me masën e sigurisë në Gjykatën e Beratit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com