GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Veliaj të dorëheqjet dhe arrestohet”, ç’ndodhi në protestën te Bashkia dhe kur zhvillohet e radhës

12:58 - 19/04/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Veliaj të dorëheqjet dhe arrestohet”, ç’ndodhi në protestën te Bashkia dhe kur zhvillohet e radhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kjo e Premte shënoi protestën e tretë para Bashkisë së Tiranës pas arrestimeve të drejtorëve të Erion Veliajt për dosjen e njohur si “5D”.

Me brohoritma, mesazhe në pankarta dhe deklarata nga mikrofoni i protestës, qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës kërkuan dorëheqjen e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe arrestimin e tij. Veliaj u cilësua përgjegjës për vjedhjet me tednera të drejtorëve të tij, si dhe për aferën e inceneratorit të Tiranës.

“Më datë 25 prill, ky individ (Veliaj) po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer që do t’i mbyllë më datë 25 prill. Në Holandë, së bashku me prestanomët e tij dhe hajdutët e tij që ka vendosur për të vjedhur taksat nga inceneratori”, tha Belind Këllëçi, anëtar i kryesisë së PD-së.

Nga mikrofoni i protestës, qytetarët dënuan dhe reagimet e kryebashkiakut lidhur me aferën “5D”, i cili, sipas tyre, po u thotë se pavarësisht vjedhjeve, “nuk keni çfarë më bëni”.

Protestuesit e shprehën revoltën edhe duke hedhur molotov drejt bashkisë. Flakët megjithatë u shuan shpejt nga efektivët e policisë të pajisur me mjete zjarrfikëse.

Këshilltarët e Bashkisë nuk u lejuan nga efektivët të futen në ambientet e bashkisë. Mes policisë dhe protestuesve pati tensione, teksa këta të fundit tentuan të hiqnin barrierën metalike të vendosur si masë e shtuar nga forcat e rendit.

Pjesë e protestës ishin dhe banorë të pallatit te rruga “Ferit Xhajko”, të cilëve bashkia u ka dërguar një shkresë disa ditë më parë, ku i njofton për shembjen e ndërtesës me argumentin se është dëmtuar nga tërmeti. Banorët e cilësojnë vendimin të padrejtë dhe shprehin se pallati po planifikohet të shembet që aty të ndërtojnë “klientët” e Veliajt.

Në mbyllje të tubimit, Adriana Kalaja nga PD njoftoi se të premten e javës së ardhshme do të protestohet sërish para bashkisë. Protestat, thanë përfaqësues të opozitës, do të jenë të vazhdueshme deri në dorëheqjen e Erion Veliajt.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Para
Pogradec, kapet peshku koran mbi 13kg /FOTO

Pogradec, kapet peshku koran mbi 13kg /FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com