GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendi drejt hartës së re territoriale, rishikohet edhe formula e ndarjes së buxhetit për pushtetin vendor!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendi drejt hartës së re territoriale, rishikohet edhe formula e ndarjes së buxhetit për pushtetin vendor!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Harta territoriale e vendit, pritet të jetë përsëri objekt diskutimi për tu rishikuar dhe për të patur një tjetër numër bashkish.

Shtysë për këtë janë të dhënat e reja të popullsisë, ku rezulton se 11 qarqe përveç Tiranës  janë me rënie të fortë të popullsisë, ndërkohë 15 bashki numërojnë më pak se 10 mijë banorë (Pustec, Libohovë, Këlcyrë, Fushë-Arrëz, Konispol, Delvinë, Pukë, Memaliaj, Tepelenë, Kolonjë, Përmet, Dropull, Himarë, Poliçan dhe Selenicë).

“Është momenti për të bërë korrigjime të ndershme. Është tregues i mjaftueshëm për të bërë korrigjime të hartës territoriale. Mund të ndërhyjë në sistemin territorial, mund të ndërhyjmë në sistemin administrativ, mund të ndërhyjmë sistemin financiar, por edhe në atë zgjedhor”, thotë Agron Haxhimali.

Rezultatet e censit do të sjellin edhe rishikim të formulës së ndarjes së buxhetit për pushtetin vendor brenda vitit, pasi fondet që marrin bashkitë bazohen në treguesit e numrit të popullsisë, dendësisë së popullsisë dhe numrit të nxënësve.

“Censi është përcaktues për rindarjen e buxhetit kombëtar, për ndarjen e drejtë të buxhetit në pushtetin lokale. Transferta e pakushtëzuar që qeveria jep për bashkitë e ka kriterin kryesor numrin e popullsisë. Ky kriter përbën 80% të shpërndarjes së fondeve”, pohon eksperti.

Në formulën e re të ndarjes së buxhetit që qeveria po diskuton, pritet të përfshihet edhe dhënia e granteve në bazë të performancës së bashkisë, por Haxhimali apelon të mos ulet buxheti pavarësisht se ka rënë numri i popullsisë.

“Mendoj se ka nevojë për një formulë tjetër të shpërndarjes së transfertës së pakushtëzuar për bashkitë. Vërtetë është ulur popullsia por kapitali natyror është atje, pyjet, tokat dhe infrastruktura mbetet”, thotë Haxhimali.

Për këtë vit transferta e pakushtëzuar që i është shpërndarë bashkive është 36.5 miliardë lekë, dhe brenda kësaj vlere është përfshirë edhe kosto për rritjen e pagave.

 

Etiketa: Agron Haxhimalindarja territoriale

Lajme të lidhura

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Aktualitet

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë
Aktualitet

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26
Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë
Aktualitet

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

19:07 - 26/10/26
Para
Të burgosurit e Reçit apel deputetëve të opozitës: Votoni amnistinë

Denoncimi i babait: Djalin e kam në koma, e rrahën gardianët në Burgun e Reçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Aktualitet

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

Një peshkatar me origjinë shqiptare është shpallur fajtor në Britaninë e Madhe pasi tentoi të transportonte 17 emigrantë nga Franca...

Lexo më shumë
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com