GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi i Serbisë për targat RKS, Vuçiç: Shmangëm rreziqet e mëdha

18:07 - 31/12/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i Serbisë për targat RKS, Vuçiç: Shmangëm rreziqet e mëdha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me vendimin për ta lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targa të Kosovës, RKS, nëpër Serbinë qendrore, qeveria e tij ka shmangur “grackat dhe rreziqet e mëdha” për vendin.

Vuçiç tha se vendimi i Qeverisë së tij, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar, do të jetë në dobi të popullit serb dhe të Serbisë në tërësi.

“Interesi ynë është Ballkani i Hapur dhe liria e lëvizjes, e cila vlen edhe për automjetet. Mendoj se nga ky vendim do të përfitojnë populli serb dhe Serbia në tërësi. Me këtë dhe disa gjëra të tjera kemi shmangur grackat dhe rreziqet e mëdha për Serbisë”, tha Vuçiq më 30 dhjetor për TV Prva.

Më 25 dhjetor, Qeveria e Serbisë njoftoi se mori vendim për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë nga muaji i ardhshëm.

Nuk është e qartë nëse targat e veturave nuk do të mbulohen më me letra ngjitëse kur ta kalojnë kufirin – siç ndodh aktualisht.

Për një gjë të tillë, Serbia ishte pajtuar me marrëveshjen e vitit 2011, të arritur mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në fillim të kësaj jave, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se vendimi i Qeverisë serbe për targat RKS ishte tregues se “të gjitha destabilizimet” që i ka bërë Serbia në lidhje me to ndër vite kanë qenë “të palogjikshme dhe të panevojshme”.

Vendimi i Beogradit u mirëprit nga Bashkimi Evropian të martën, i cili e cilësoi atë si hap pozitiv drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, gjatë adresimit të tij, Vuçiç tha se pret që Serbia të përballet me “presione të mëdha” nga Bashkimi Evropian për Kosovën gjatë dy muajve të parë të vitit 2024.

“Ata duhet ta zgjidhin problemin e Kosovës para se të hyjnë në ndonjë bisedë për Ukrainën. Fundi i janarit dhe shkurtit do të jetë kulmi i fushatës së tyre për zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe në mars do të ketë zgjedhje në Rusi, kur Putini do ta vazhdojë mandatin”, tha Vuçiç.

Etiketa: KosovaSerbia

Lajme të lidhura

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)
Aktualitet

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai
Aktualitet

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes
Breaking Views

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Para
Basha: Ju urojmë nga zemra një Vit të Ri plot shëndet, mbarësi dhe…

Basha: Ju urojmë nga zemra një Vit të Ri plot shëndet, mbarësi dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com