GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vepra penale e mashtrimit me kreditë shënoi një rritje 2.32%

09:08 - 20/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Vepra penale e mashtrimit me kreditë shënoi një rritje 2.32%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale të klasifikuar si mashtrime për vitin 2020 arriti në 6,56 %, ndërsa në vitin 2019 kishte qenë 2.32%.

Sipas informacionit nga Prokuroria e Përgjithshme, në vitin 2020 numri i procedimeve për këtë vepër penale u rrit me 2.3 herë. Nga 16 raste në vitin 2019, për vitin 2020 prokuroria ka regjistruar 37 procedime penale të këtij lloji. Numri i procedimeve ka arritur njëkohësisht nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale të klasifikuar si mashtrime për vitin 2020 arriti në 6,56 %, ndërsa në vitin 2019 kishte qenë 2.32%.

Neni 146 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në kredi si “mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë”. Sipas Kodit Penal, kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Forma më e përhapur e këtij mashtrimi në vitet e fundit ka qenë marrja e kredive bankare me dokumente të falsifikuara ose duke përdorur mjete identifikimi të personave të tjerë. Këto vepra penale janë bërë shqetësim për disa banka dhe subjekte financiare jo banka, jo vetëm për shkak të dëmit ekonomik të pësuar, por edhe për shkak të dëmit të konsiderueshëm reputacional.

Personat e tretë që kanë rënë viktimë e mashtrimit nëpërmjet përdorimit të dokumenteve dhe firmës të tyre për përfitimin e kredisë në disa raste i kanë denoncuar ngjarjet në media. Në shumë raste, mashtrime të këtij lloji janë kryer nga vetë punonjës të institucioneve financiare ose me bashkëpunimin e tyre. Një nga ngjarjet më flagrante vitin e kaluar ka qenë rasti i një punonjëseje të një institucioni financiar në Fier, që përmes falsifikimit të dokumenteve dhe firmës së personave të tjerë ka tërhequr në emër të tyre 17 kredi për një shumë totale prej më shumë se 900 mijë lekësh. Një rast tjetër ishte verifikuar në vitin 2019, në një tjetër institucion financiar jobankë, ku punonjës të njërës prej degëve, në bashkëpunim me persona të jashtëm, disbursonin kredi fiktive duke ndarë paratë me njëri-tjetrin.

Të tjera institucione financiare që janë të ekspozuara ndaj mashtrimeve, në forma të tjera, janë edhe kompanitë e sigurimeve. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, vitin e kaluar u regjistruan 31 procedime për veprën penale të “mashtrimit në sigurime”, nga 32 që kishin qenë në vitin 2019. Neni 145 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në sigurime si “paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Mashtrimi në sigurime lidhet kryesisht me inskenimin e aksidenteve ose ngjarjeve të tjera të sigurimit, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit nga kompanitë e sigurimeve. /MONITOR

Etiketa: ekonomikredimashtrimveper penale

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Debate në Parlament/ Balluku-Gjonit: Je djalë me edukatë, mos mu drejto me “ej dhe mi”!

Debate në Parlament/ Balluku-Gjonit: Je djalë me edukatë, mos mu drejto me “ej dhe mi”!

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com