GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vepra të ndryshme penale, 1 i arrestuar dhe 4 të proceduar në Shkodër

11:42 - 10/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosje në Shkodër, 47-vjeçari paraqitet me plagë në spital (EMRI)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 1 shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan shtetasin G. B., 42 vjeç, banues në fshatin Kelmend, Malësi e Madhe, pasi më datë 07.01.2023, në Vermosh, me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me drejtues shtetasin S. V., 41 vjeç. Pas aksidentit, shtetasi G. B. ka lëvizur automjetin nga vendi i ngjarjes, për të dërguar 41-vjeçarin, në spital.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, me automjetin që drejtonte ka dëmtuar lehtë shtetasin R. B., 54 vjeç, banues në Shkodër, këmbësor.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive pronësie, me vetëgjyqësi, nuk ka lejuar të hyjë në pronën e tij, shtetasin N. H., 61 vjeç, banues në Shkodër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Gj., 62 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka prishur regjimin e sipërfaqeje toke, në fshatin Karmë, Pukë, duke kryer punime të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Shkodërvepra penale te ndryshme

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
Vetëvritet 33-vjeçari në Elbasan, qëllon veten me thikë në zemër

35-vjeçarja përplaset me shtyllën, përfundon në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com