GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Verdho i fal 640 MLN lekë Shpëtim Cingës me ofertën më të shtrenjtë

12:07 - 06/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Verdho i fal 640 MLN lekë Shpëtim Cingës me ofertën më të shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Nuk përmbahet Ergys Verdho i KESH! E ka nisur këtë sezon të ri pune me 800 milionë lekë dhuratë një oligarku të tenderëve.

Më 31 gusht kreu i KESH ka firmosur tenderin me objekt “FV impiant i ri 0.4kV i nevojave vetjake te përgjithshme të centralit, me dy hyrje 3200A dhe seksionator me automatike change-over e mbrojtje termomagnetike, dalje me kontroll manual 400A dhe 800/1000A, pajisur me mbrojtje termomagnetike”, që do të nis zbatimin në shtator.

Për këtë impiant Verdho ka menduar të shpenzojë 640 milionë lekë.

Vendosja e impiantit ndoshta është një hap i nevojshëm, por këtu gjithçka vihet në dyshim sepse Verdho shkel rregullat e prokurimit. Sigurisht, prioritet i tij është përfitimi në bashkëpunim me biznesmenët e privilegjuar përmes procedurave abuzuese.

Drejtori Ergys Verdho ka nënshkruar shpejt e shpejt kontratën në kundërshtim me ligjin “Për Prokurimet Publike”. Në dokument shohim se që për këtë procedurë kanë paraqitur ofertë 4 kompani. Por Verdho ka ndjekur metodën e skualifikimit të të gjithave, përveç fituesit. Fondin e ka marrë firma që ka dhënë ofertën më të lartë. Konkretisht kompania “SHANSI INVEST” në pronësi të Shpëtim Cingës.

Ai e ka marrë fitoren në mungesë të konkurrencës. Madje vlen të përmendet se njëra nga firmat ka ofruar 150 milionë lekë më pak se fituesi. Këtu duket qartë se sa është marzhi i fitimit për kompaninë fituese me ofertën e shtrenjtë. Pra ka lekë për impiantin dhe për të mbushur xhepat e Ergys Verdhos.

Për riskun e lartë të korrupsionit që mbart kjo procedurë, monitoruesi Open Data Albania e ka futur në listën e tenderëve me “Red Flag” duke treguar se kemi  të bëjmë me një abuzim.

 

Aferat e Shpëtim Cingës

Shpëtim Cinga njihet për gamën e tenderëve që përfiton me vlera të larta sidomos nga institucione e sektorit të energjisë. Në vitin 2020 ai është denoncuar gjerësisht në media se si arriti të merrte 20 mln euro në 18 muaj përmes tenderëve pa garë nga Skerdi Drenova. Kryesisht bëhej fjalë për tenderët e ndërtimit të nënstacioneve:

Në Qershor të vitit 2019, Cinga fitoi tenderin me objekt “Ndërtim i Nënstacionit 220/110/35 kV, Shumat dhe i traktit 220 kV në Nënstacionin 220/110/10 kV, Komsi”, me fond limit 730 milionë lekë të reja, pa TVSH. Shansi Invest bashkëpunoi me dy firma të tjera.

Në shtator të vitit 2019 , OST mbyll tenderin “Ndërtim i linjës 220 kV me dy qarqe Komsi-Shumat”, me fond limit mbi 1 miliard lekë të reja pa TVSH. U fitua nga bashkimi i operatorëve i udhëhequr nga “Shansi Invest” i biznesmenit Shpëtim Cinga, e pjesëmarrës të tjerë “G.A.C” e Hajrie Cingës, si edhe “Lala” shpk dhe “Pastrime Silvio”.

Në vitin 2020, tenderi me objekt  “Zgjerimi i sistemit të lokalizimit të defekteve në Linjat e Tensionit të Lartë”.

Me fond limit 100 milionë lekë të reja  pa TVSH. U fitua nga kompania “G.A.C”  në pronësi të Hajrie Cingës, vajza e  Shpëtim Cingës.

Po në atë vitit, tenderi me objekt  “Blerje e një Autotransformatori të ri 300 MVA, 400/230 kV për N/ST Tirana 2”, me fond limit 293. 279. 980 lekë të reja pa TVSH. U fitua nga “Shansi Invest ne bashkëpunim me dy firma të tjera.

Gjithashtu SHANSI INVEST i Shpëtim Cingës renditet si një nga firmat mes 14 të tjerave që vjelin fondet e Bashkisë Tiranë me ndihmën e zyrtarëve të tenderëve. Shpëtim Cinga merr të paktën 12.3 miliardë lekë në vit nga taksat e kryeqytetasve. Sikur shohim ai bashkëpunon me institucione ku qarkullon leku i madh.

Lexo edhe: Ergys Verdho i jep 1.1 MLD lekë pa garë Hamit Mustafës, për pamjet 3D poshtë Liqenit të Fierzës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimERGTYS VERDHOfamiljaKESHshpetim cingatender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Berisha hedh akuza: Pëllumb Gjoka donte të emëronte kreun e SPAK

Berisha hedh akuza: Pëllumb Gjoka donte të emëronte kreun e SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com