Ish-kryeministri dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me mbështetësit demokratë të qytetit të Beratit, iu bëri thirrje që të ngrihen dhe të protestojnë ndaj një qeverie që in dhunon dhe iu vjedh votat.
“Ne duhet të ngrihemi, dhe kemi detyrim për fëmijët tanë të ngrihemi në protestë, protestë dhe vetëm protestë. Ndaj jam këtu te ju. Me besim të plotë te ju, te çdo demokrat, të përgatitemi për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk meritojmë ne të jemi votëshkelur, vullnet vjedhur. Meritojmë të jemi qytetar të lirë”, tha ai, duke u shprehur se do të planifikojë protestat pasi të ketë zgjidhur problemet brenda PD.
Ai paralajmëroi protesta masive, me qëllim largimin e kryeministrit Rama dhe rikthimin e PD në të gjitha parimet e saj demokratike.
“Ne kemi tetë vite në vendnumëro dhe prapa ktheu. Kjo ndodh se Edi Rama për arsye anti-shqiptare, në një kohë që Evropa krijonte nismën e Berlinit, ky bashkohej me Novisadin, që do të thotë hegjemoni serbe në rajon. Ne duhet të bashkohemi me Evropën. Asnjë vend në BE nuk i është dëmtuar prodhimi bujqësor, sepse kanë kuota dhe subvencione të barabarta për të gjitha vendet. Në rrafshin politik, në një rajon që ka dalë nga luftërat, konfliktet, aleancat nuk sjellin asgjë të mirë, përkundrazi nxisin konfliktualitetin, e në fund, po të shihni zhvillimet që patëm këtë vjeshtë në Ballkan përreth Kosovës janë zhvillime që kanë ndodhur 20 vite më parë”, tha ai.
Në fund ai nuk kurseu as kritikat për Bashën, duke thënë se kreu i opozitës, në vend që të dilte në shesh në mbrojtje të votës tuaj, në vend që të mbushte sheshet, u kthye dhe po merret me karrigen dhe zgjedhjet e tij.
Berisha akuza Ramës: Dërgoi 8 banditë për të dhunuar ndërtuesin
Në deklaratën e tij ditën e sotme ish-kryeministri, Sali Berisha, ka bërë disa akuza të forta ndaj Edi Ramës. Ai tha se disa vite më parë Rama ka urdhëruar 8 persona që të dhunojnë një person i cili protestonte, pasi banda e qeverisë i kërkonte që taksat e ndërtimit t’ia jepet atyre dhe Drejtorisë së Tatimeve. Sipas Berishës, pasi ai i dërgoi një mesazh Ramës në lidhje me këtë histori, kryeministri dërgoi sërish bandën e tij tek qytetari në fjalë për ta dhunuar dhe kërcënuar.
“Sapo ikëm ne nga pushteti, një ndërtues me tregon një histori. I shkon banda e qeverisë dhe i thotë dëgjo ti, ato taksa do na i japësh ne, nuk keni punë me tatimet, i zgjedhin ne. Ato taksa do ja jap për tatimet thotë ndërtuesi. Dhe unë i dërgova një mesazh kreut të meduzës dhe ai ia çon mesazhin banditëve të tij dhe i shkojnë 8 vetë dhe e godasin rëndë në kokë protestuesin mposhta” , u shpreh ai.
Në këtë kuadër, Berisha iu bëri thirrje sot qytetarëve që të ngrihen dhe të protestojnë ndaj një qeverie që in dhunon dhe iu vjedh votat.
Vettingu i politikanëve, Berisha: SPAK nën urdhrat e Ramës, duhet ta rrëzojmë këtë regjim
Gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e Beratit, ish-kryeministri dali Berisha tha se nuk e beson vettingun në politikë. Sipas tij edhe nëse zhvillohet një proces i tillë nuk do të jetë efektivë për shkak se SPAK është instrument i Ramës dhe merr urdhra nga ai.
Më tej Berisha ka folur edhe për efeketet që po japin “Foltoret”. Ai tha se këto mbledhje po bëhen në momentin më kritikë të PD dhe Shqipërisë, pasi Rama po shtrinë ndikim e tij diktatorial kudo.
“Të dashur miq ne mblidhemi në një moment kritik. Mblidhemi në një periudhë udhëkryqi të vërtetë për demokracinë shqiptare, për PD-në por po kaq edhe për Shqipërinë. Sot një regjim i cili pranohet thuajse botërisht si narkoshtet, hyri në mandatin e tij të tretë. Edi Rama grabiti mandatin e tretë pasi në 8 vite e nxiu reputacionin, emrin por edhe jetën e shqiptarëve, në Shqipëri, Europë dhe botë. Edi Rama në 8 vite kaloi nga një rekord i zi në një rekord tjetër të zi. Miqtë e mi, përgjegjësit më kryesor të kësaj drame që ngjiti Shqipërinë në çatinë e Europës për vdekshmërinë nga Covid, jo vetëm që nuk pësuan asgjë, pro janë po ata në qeveri dhe vazhdojnë me të njëjtat praktika të vjedhin qytetarët shqiptarë”, tha ai.
Kujtojmë se herën e fundit Berisha tregoi se janë grumbulluar 2/3 e votave për të ngritur sa më parë Kuvendin e PD, ndërkohë që pas Beratit ka mbetur dhe vetëm një “Foltore”.