GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/Goditen 2 grupe kriminale në Tiranë, mes tyre edhe gra

11:32 - 22/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/Goditen 2 grupe kriminale në Tiranë, mes tyre edhe gra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë, ku janë arrestuar 20 persona të akuzuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.

Dy grupe që shpërndanin lëndë narkotike, kanabis, heroinë dhe kokainë, në lokale nate e afërsi të shkollave të kryeqytetit.

Hetimet kanë 3 muaj dhe janë zhvilluar me metoda speciale hetimi, duke siguruar prova ligjore të dy grupe që përbëheshin nga 24 persona.

Katër persona u shpallën në kërkim, ndërkohë raportohet se mes të arrestuarve janë dhe disa gra. Gjithashtu janë sekuestruar 2 kg kokainë, heroinë, kanabis, aparate celulare, para.

Kreu i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, bëri me dije detajet e operacionit, ndërsa ftoi qytetarët të bashkëpunojnë e Policinë për goditjen e rasteve abuzive dhe kriminale.

Deklarata e plotë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues I Parë Tonin Vocaj në konferencë për shtyp në lidhje me finalizimin me sukses pas një hetimi tremujor të operacionit policor të koduar “Harta”.

Jam sot këtu së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar, Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë dhe shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit të koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u goditën dy grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, në lokale nate si dhe afër shkollave.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative për dy grupe personash që vepronin në formën  e grupeve kriminale  duke e ushtruar veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve, në muajin janar kanë referuar materialet në Prokurori  e cila ka regjistruar dy procedime penale në fushën e narkotikëve.

Pas një hetimi tremujor, me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të dy grupeve që përbëheshin nga 24 persona.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona si dhe u shpallën në kërkim 4  të tjerë.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

F.Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim 4 shtetas të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas  në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla  dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

Po nga hetimet rezulton se pjestarët e këtyre grupeve kriminale përdornin mesazhe të koduara dhe kryesisht qarkullonin me automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve  në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë veprimet hetimore për  dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Theksojmë faktin se gjatë 3 muajve të parë të këtij viti janë finalizuar 5 procedime proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë, janë  mbi 6 kilogramë kokainë e heroinë dhe rreth 80 kilogramë kanabis, si dhe janë vënë në pranga mbi 20 persona .

Rezultatet e arritura tregojnë anagazhimin, përkushtimin dhe vendosmërinë e strukturave  të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë për të goditur këtë veprimtari kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falenderon qytetarët për informacionet e shumta të dhëna për këtë veprimtari kriminale të cilat kanë qenë të rëndësishme për nisjen e hetimeve dhe fton qytetarët që të vazhdojnë të japin akoma më shumë bashkëpunimin me Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në cilëndo fushë që ajo shfaqet, pasi sëbashku ndërtojmë një ambient më të sigurtë.

Etiketa: drogeKryesore1

Lajme të lidhura

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Para
Këto janë dhimbjet e këmbëve që nuk duhen injoruar

Këto janë dhimbjet e këmbëve që nuk duhen injoruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com