GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Vij nga një familje tiranase’, kush është Belind Këlliçi

09:26 - 15/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Vij nga një familje tiranase’, kush është Belind Këlliçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi, ish-deputeti i Partisë Demokratike, i zgjedhur tashmë si kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, është figura më e spikatur e opozitës që ka nisur një fushatë për të fituar dhe frejtuar bashkinë e kryeqytetit, e cila mbahet prej socialistit Erion Veliaj.

Kush është Belind Këlliçi dhe çfarë përfaqëson ai? Ndiqni prezantimin e bërë prej atij vetë që nga momenti kur nisi betejën e vështirë për të fituar zemrat e banorëve të kryeqytetit.

“Unë jam Belind Këlliçi Unë jam Belindi dhe vij nga një familje tiranase. Mësimet e para i mora në shkollën Pjetër Budi dhe më pas ndoqa shkollën e mesme “Harry Fultz” ku edhe u zgjodha President i Qeverisë Studentore në vitin shkollor 2004-2005.

Kam luajtur tenis që në moshën 6 vjeçare dhe kam përfaqësuar Shqipërinë në shumë turne ndërkombëtare në vitet 2003-2005.

Në vitin 2004 u shpalla Kampion Kombëtar i moshave U-18 në këtë sport.

Arsimimi dhe jeta në SHBA

Studimet universitare i ndoqa në Coppin State University në Maryland SHBA, ku u diplomova për Shkenca Menaxhimi me titullin “Summa Cum Laude” – “Me Nderimet më të Larta”.

Në universitet mora çmimin “Student With the highest GPA at graduation” – “Studenti me mesataren më të lartë në diplomim” dhe gjithashtu isha pjesë e Sigma Beta Delta, një shoqëri ndërkombëtare e nderimeve për fushat e biznesit, menaxhimit dhe administrimit.

Kjo ishte një përvojë jetësore që më formoi dhe më rriti profesionalisht.

Kthimi në Shqipëri

Në vitin 2009 u ktheva në Shqipëri dhe iu bashkova Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Kjo ka qenë pikënisja e karrierës sime në politikë.

Fillimet në politikë

Pasi ndoqa te gjitha hapat dhe fazat e karrierës politike në strukturat e Degës 10, ku u zgjodha dhe anëtar kryesie i Degës në vitin 2013, në vitin 2014 u zgjodha Anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH dhe në dhjetor të vitit 2014 u zgjodha Anëtar Kryesie i PDSH si Drejtues i Departamentit të Përndjekurve Politikë dhe Pronarëve.

Në dhjetor 2015 dhashë dorëheqje nga të gjitha këto funksione, për të hyrë në garë si kandidat për të drejtuar FRPD.

Ne Dhjetor 2015 u zgjodha Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në një proces “një anëtar, një votë”, proces unik për forumet rinore politike në Shqipëri, ku u zhvilluan 20 debate kombëtare mes kandidatëve dhe ku votuan më shumë se 10.000 të rinj.

 

Gjatë mandatit tim, FRPD u anëtarësua me të drejta të plota në EDS – Studentët Demokratë Europianë, Forumi Studentor i Partisë Popullore Europiane dhe njëkohësisht rrjeti më i madh studentor në Europë.

FRPD ishte stazh politik që më orientoi në rrugëtimin tim drejt sfidave të reja. Punova 7 vjet me të rinj e të reja që sjellin ide dhe pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme dhe mbështetje të plotë për kauzat dhe protestat qytetare.

Karriera Politike

Në Shkurt të vitit 2021 emërohem Drejtues Politik i Qarkut Tiranë për zonën e Kombinatit, Kasharit, Yzberishtit, Unazës së Re, Pezēs, Vagarrit dhe Ndroqit.

Pavarësisht dominimit prej vitesh të së Majtës në këto zona dhe shfrytëzimit te fondeve dhe administratës publike për qëllime elektorale nga partia në pushtet, arrita të thyej herësin dhe objektivin e PD me mbi 5004 vota, duke grumbulluar gjithsej 11,601 vota. Sipas këtij rezultati, u rendita kandidati tretë më i votuar nga radhët e opozitës.

Kandidatura për Bashkinë Tiranë

Më 27 tetor 2022 shpalla kandidaturën në Primaret e Partise Demokratike për kreun e Bashkisë Tiranë, i vetëdijshëm për vështirësitë e përballjes me fuqinë me të madhe financiare, mediatike dhe korruptive që ka njohur Shqipëria.

Ecuria ime në politikë është përcaktuar nëpërmjet garës dhe votës së lirë. Jeta ime është garë. Kam garuar për të fituar një bursë studimi në SHBA, kam garuar në fushën e tenisit dhe kam dalë prej saj kampion, kam garuar për të drejtuar Departamentin e të Përndjekurve Politikë në PD, kam garuar për të drejtuar Forumin Rinor dhe për të qenë kandidat i opozitës. Jam ngjitur shkallë-shkallë, me mund, me dije dhe punë të ndershme.

Unë përfaqësoj në Kuvendin e Shqipërisë Tiranën periferike dhe atë rurale, zonën më të varfër të kryeqytetit, e dëmtuar nga tërmeti dhe mungesa e investimeve publike, arenë e zhvillimeve më të mëdha politike, kalë beteje për kauzat më të mëdha opozitare, si vrasja e te miturit Ardit Gjoklaj, çështja e inceneratorëve, abuzimet me Rindërtimin, projekti KombinArt dhe afera 22 milionë euro për 1 kilometër rrugë në Unazën e Re. Të gjitha zënë vend në zonën time elektorale. Prandaj e ndjeva detyrim qytetar dhe politik hyrjen në këtë garë.”

Etiketa: familjeKelliciKryesore1tiranase

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Italiani zihet me shqiptarin, merr pistoletën dhe e qëllon

Italiani zihet me shqiptarin, merr pistoletën dhe e qëllon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com