GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vijojnë presionet në Kadastrën e Vlorës, urdhër për dërgimin e dosjeve drejt Tiranës

10:28 - 28/01/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vijojnë presionet në Kadastrën e Vlorës, urdhër për dërgimin e dosjeve drejt Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të mërkurë pritet që dosjet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës të zhvendosen drejt Tiranës.

Urdhri me sa duket  ka ar dhur nga lart, ku punonjësve të hipotekës së Vlorës po u bëhet presion për të ngarkuar dosjet jashtë çdo standardi ligjor dhe pa mbajtur asnjë inventar.

Punonjësit po detyrohen t’i zhvendosin ato pa bërë inventarizimin e tyre, ndonëse në hipotekën e qytetit bregdetar bëhet fjalë për prona që kanë qenë mollë sherri dhe që u janë dhënë disa investitorëve strategjikë të lidhur ngushtë me qeverinë.

Të gjendur përballë këtij presioni politik dhe urdhri nga lart, punonjësit e dinë se në dosjet e hipotekës së Vlorë ndodhen prona të rëndësishme dhe që shpesh herë, e drejta e pronarëve për ta rimarrë atë, ka përfunduar në dyert e gjykatave për të gjetur një zgjidhje.

Ndërkohë vendimi i befasishëm për transferimin e Kadastrës së Vlorës në Tiranë ka shkaktuar pakënaqësi dhe pasiguri te punonjësish, të cilët kanë ngritur zërin kundër asaj që e cilësojnë një lëvizje të padrejtë dhe të pakoordinuar.

Punonjësit më herët janë shprehur se vendimi është marrë pa asnjë paralajmërim apo informacion paraprak mbi mënyrën se si do të menaxhohen kushtet e reja të punës, veçanërisht transporti dhe logjistika.

“Është krejt ndryshe. Ne nga sot nesër nuk e dimë ku të vemi, ku do të flemë në Tiranë, do vemi e do vijmë”, deklaroi një prej tyre.

Pavarësisht se punonjësit kanë kërkuar që vendimi të rishikohet, me sa duket urdhri për transferimin e dosjeve pa inventar tregon se vendimi tashmë është i formës së prerë nga ana e institucioneve dhe urdhrave të dhënë më lart.

Etiketa: dosjekadasterTirane

Lajme të lidhura

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”
Aktualitet

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”

15:27 - 31/03/26
Para
Shoqëria civile proteston para Kuvendit për Ballukun: Dorëzoni imunitetin e hajdutëve!

Shoqëria civile proteston para Kuvendit për Ballukun: Dorëzoni imunitetin e hajdutëve!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com