GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vijon radha kilometrike në Kapshticë, probleme me numrin e sporteleve nga pala greke

17:18 - 21/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vijon radha kilometrike në Kapshticë, probleme me numrin e sporteleve nga pala greke
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Radhë kilometrike janë rregjistruar këtë të hënë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Në palën shqiptare po punohet me kapacitete të plota, me 3 sportele në dalje, por duket se situata është bërë problematike nga pala greke për shkak se këta të fundit kanë fluks në hyrje e në dalje dhe nuk kanë shtuar sportele të tjera.

Emigrantët shqiptarë kanë treguar se kjo situatë nuk është aspak normale, ndërsa kanë pranuar faktin se po presin prej 2 orësh për të kaluar kufirin dhe do të duhet të presin edhe më tepër derisa të kalojnë edhe palën greke. Pas festimit të Pashkës në vendlindje, emigrantët shqiptarë thonë se kjo situatë i ka indinjuar dhe është një problematikë që ndodh çdo vit, ndërsa presin që të merren masa sidomos për familjet që kanë edhe fëmijë të vegjël në mjet.

Vijon radha kilometrike në Kapshticë/ Probleme me numrin e sporteleve

“Kemi 2 orë që presim. Nuk na kanë thënë asgjë, presim, nuk na kanë thënë asnjë lajm asgjë. Festuam Pashkën dhe po kthehemi në Selanik. Kështu bëhet gjithmonë për festa, ska dalë ndonjë zgjidhje.”

Vijon radha kilometrike në Kapshticë/ Probleme me numrin e sporteleve

“Kemi rreth një ore e gjysmë , dy orë që presim . S’ na kanë thënë, asnjeri asnjë përgjigje s’ kemi marrë. Ishim në Shqipëri për Pashkë, qëndruam 1 javë. Ata që janë me femijë të vegjël e kanë problem edhe për shkak të temperaturave, ne hajde se presim. Është problem edhe kjo. Ata që janë me foshnja të vogla? Problem i madh.”

Vijon radha kilometrike në Kapshticë/ Probleme me numrin e sporteleve

“Kemi 2 orë, kjo pritje kështu ctë them, është katastrofë. Ndodh gjithmonë kështu, nuk ështe hera e parë. Ishim për Pashkën , qëndruam 1 javë, festuam Pashkën por na doli nëpër hundë.”

Vijon radha kilometrike në Kapshticë/ Probleme me numrin e sporteleve

“Po presim një orë e gjysëm . Kemi ardhur nga Elbasani, ishim për Pashkën, i festuam për bukuri edhe tani do shkojmë për punët tona. Normale më duket se kemi 30 vite që bëjmë këtë rrugë e është e zakonshme , jemi mësuar me këto gjëra. Shteti ato që nuk i ka berë deri tani, duhet ti bëjë nga 11 Maj e tutje.”

Vijon radha kilometrike në Kapshticë/ Probleme me numrin e sporteleve

“Kemi gati 2 orë. Nuk është normale, ne ditë festash kështu ndodh gjithmonë , nuk është hera e parë. Ne ishim në Shqipëri për të festuar Pashkën. Qëndruam 3 ditë. Shtetit do i bëj një apel, të rregullojë sistemin të menaxhimit të verifikimit të pasaportave sepse vazhdojnë akoma me tastierë, nuk e kanë auromatike siç verifikohen në doganën greke.”

Vijon radha kilometrike në Kapshticë/ Probleme me numrin e sporteleve

“Kam 2 orë që pres. Ne jemi mësuar. Ndodh çdo Pashkë, por me çfarë kuptova unë nuk ka faj pala shqiptare , vjen nga greku. Ato ferkimet e tyre i dinë ata. Asgjë, kush ka fuqi e bën vetë, shteti është një spektator, asgjë më shumë. Këtu e kemi vendin, na merr malli, për Pashkën kemi edhe lejë dhe gjejmë rastin edhe vemë. Shqipëria është vendi jonë. Urojmë që Shqipëria të bëhet sa më mirë.”

Vijon radha kilometrike në Kapshticë/ Probleme me numrin e sporteleve

“Duhet të veprojë shteti. Nuk merret vesh ç’po bëhet, duhet të ikim sa më shpejt. Do presim e 2- 3 orë të tjera e na ikin 4- 5 orë gjithsej duke pritur.”

Vijon radha kilometrike në Kapshticë/ Probleme me numrin e sporteleve

Qindra mjete vazhdojnë të presin në radhë për të kaluar kufirin, ndërsa radha ka arritur deri në disa kilometra. Situata e rënduar pritet të vijojë deri në orën 21:00 pasi edhe pala greke ka fluks të shtuar në dalje të saj.

 

Etiketa: Kapshticeradhe

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Aksident brenda tunelit të Murrizit në rrugën e Arbrit, plagosen disa persona

Aksident brenda tunelit të Murrizit në rrugën e Arbrit, plagosen disa persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com