GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Viktima dhe autori jetonin bashkë, zbardhen detaje nga vrasja e 65-vjeçarit në Sarandë; motivi i krimit

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Viktima dhe autori jetonin bashkë, zbardhen detaje nga vrasja e 65-vjeçarit në Sarandë; motivi i krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku 65 vjeçari Gëzim Bizioni mbeti i vdekur pasi u godit me shishe qelqi nga 42 vjeçari Admir Ferik Beqiri.

Sipas informacioneve, 65 vjeçari ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm. Një vit më parë, kishte marrë shokun e tij, 42 vjeçarin të jetonte së bashku me të.

Ndërsa kohët e fundit dyshohet që viktima i kishte kërkuar 42 vjeçarit të linte banesën. Ky i fundit sipas hetimeve paraprake vuante nga problemet me alkoolin.

Në gjendje të dehur autori ka goditur për vdekje me sende të forta 65 vjeçarin Gëzim Bizioni.

“Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Admir Beqiri, rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin Gëzim Bizioni rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e
Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë.

Lajme të lidhura

Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës
Aktualitet

Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

19:35 - 24/10/26
Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive
Aktualitet

Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

19:20 - 24/10/26
Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome
Aktualitet

Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

19:10 - 24/10/26
Para
A ngjajnë? Valbona Selimllari poston foton e rrallë me të motrën (Foto)

A ngjajnë? Valbona Selimllari poston foton e rrallë me të motrën (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës
Aktualitet

Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

19:35 - 24/10/26

Protestuesit janë shpërndarë në akset kryesore të Tiranës, ndërsa një pjesë e tyre po marshon drejt Rrugës së Kavajës. Ndërkohë,...

Lexo më shumë
Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

19:20 - 24/10/26
Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

19:10 - 24/10/26
Protestuesit shënjestrojnë selinë e PS, të rinjtë i hedhin fishekzjarrë! Policia mbron godinën

Protestuesit shënjestrojnë selinë e PS, të rinjtë i hedhin fishekzjarrë! Policia mbron godinën

18:40 - 24/10/26
Qëllohet me plumb gome gazetari i Reuters gjatë protestës

Qëllohet me plumb gome gazetari i Reuters gjatë protestës

18:22 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com