GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vila superluksoze e Mollës”, PD: Pse SPAK nuk sekuestron pasuritë e drejtorëve të Veliajt?

13:08 - 31/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetari Hoxha: Drejtorët banonin në të njëjtin kompleks me Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi denoncoi këtë të premte mosveprimin e Prokurorisë së Posaçme për sekuestro ndaj pasurive të drejtorëve të Erion Veliajt, të arrestuar për procedimin penal të njohur si “5D”.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi ripërsëriti denoncimin se firma “5D Konstruksion” (që sipas SPAK kontrollohet nga Mariglen Qato dhe Redi Molla) vijon të paguhet nga Bashkia e Tiranës për një projekt që duhet të ishte përfunduar 5 muaj më parë.

“Në datë 28 Maj, pra vetëm para 3 ditësh, ndërkohë që opozita protestonte në skenën më të madhe të korrupsionit në vend përpara Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kryente pagesën e rradhës për kompaninë 5D. Kolegët e Veliajt në SPAK, vazhdojnë të mbrojnë interesat korruptive të kryebashkiakut në skemën më të madhe dhe të papreçedentë të vjedhjes së 100% të fondeve publike, nëpërmjet kompanisë së 5 drejtorëve të Bashkisë Tiranë. Kjo kompani është rast unik hetimor pasi SPAK jo vetëm që nuk e vendos nën sekuestro, por prestanomen Nestor Muhametllari e lë të lirë pa asnjë masë arresti, që të vazhdojë të përfitojë fonde publike. Por më e rëndë se ky fakt, është lejimi i shitjes së aseteve në palë të treta e më pas zhdukja e parave të bandës 5D. Sot kolegët e Erionit duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse kompania 5D nuk është nën sekuestro”, tha ish-deputeti.

Dokumenti i publikuar nga Këlliçi

Vila e Qatos

Këlliçi u shpreh se “kolegët e Erionit”, duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse asetet dhe pasuria e Mariglen Qatos, Redi Mollës dhe të afërmve të tyre nuk është nën sekuestro.

Ai publikoi edhe një foto të një ndërtese për të cilën tha se është vila e blerë nga prindërit pensionistë të Redi Mollës.

“Sot SPAK duhet të na thotë se përse kjo vilë, me vlerë marramendëse në zonën më të lakmuar të Tiranës, e blerë nga 2 prindërit pensionistë të Mollës, në kulmin e pandemisë në korrik të vitit 2020, nuk është nën sekuestro dhe vazhdon biznesin e hotelerisë pa asnjë shqetësim. SPAK nuk mund të veprojë si avokat mbrojtës i parave të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. SPAK duhet të sekuestrojë të gjitha pasuritë e zyrtarëve të korruptuar dhe duhet të ndalojë menjëherë kompaninë 5D që të vazhdojë të përfitojë fonde publike. Altin Dumani duhet ta faktojë me vepra atë ç’ka deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, se kolegë të tij ai ka vetëm prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH. Deri më tani, për fat të keq, është faktuar se kolegu i tij vijon të mbetet kryehajduti i Tiranës, pronari faktik i inceneratorit dhe kreu i bandës 5D Erion Veliaj”, përfundoi ai.

Etiketa: Belind KelliciErion VeliajKryesore1Spak

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Para
Shkatërrohet grupi më i madh në botë i kriminelëve kibernetikë, miliarda dollarë dëme

Shkatërrohet grupi më i madh në botë i kriminelëve kibernetikë, miliarda dollarë dëme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com