GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vincius i ka acaruar të gjithë tani, përfshirë madridistët

11:32 - 07/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vincius i ka acaruar të gjithë tani, përfshirë madridistët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ankesat e futbollistit brazilian të Realit të Madridit, Vinicius ndaj gjyqtarët janë bërë të zakonshme në ndeshjet e klubit 14-herë fitues të UEFA Champions League. Ankesa të justifikuara në më shumë se një rast, por e vërteta është se ato kanë filluar t’i vijnë në majë të hundës edhe vetë lojtarëve të Realit.

Kjo mund të shihej në fund të takimit, të dielën e kaluar, kundër Real Betisit. “El Golazo de Gol” transmetoi disa momente të ndeshjes që zhvilloi Vinicius, bëmat e tij në fushë me topin, ndërhyrjet që pësoi dhe gjithashtu sesi ishte objekt i një ofendimi racist nga njëra prej tribunave të Stadiumit “Benito Villamarín”.

“El Golazo de Gol” ka xhiruar edhe atë që ndodhi në fund të ndeshjes, kur Vinicius shkoi te Soto Grado (arbitri i takimit) për t’u ankuar. Ancelotti nuk heziton t’i thotë “vazhdo”, që të shkojë në dhomat e zhveshjes, diçka që Vinicius nuk e bëri dhe Ceballos duhej të afrohej për ta kapur për krahu që të shkonte në dhomën e zhveshjes dhe t’i jepte fund protestave sepse rrezikonte të ndëshkohej me të verdhën e dytë, që do të thoshte karton i kuq edhe pezullim për takimin e rradhës.

Në një sekuencë të videos, të publikuar nga “El Golazo de Gol”, duken qartë, Rüdiger dhe Valverde teksa po e shikonin debatin e brazilianit nga një pjesë tjetër e fushës. Gjermani bëri një gjest duke treguar shqetësimin e tij për ankesat e Vinicius, ndërsa Valverde kthen kokën kur sheh se ai proteston te arbitri.

Me këtë sjellje, duhet thënë se, Vinicius po fillon t’i ngjajë, akoma më shumë, bashkatdhetarit të tij, Neymar. Disa tifozë kanë shkuar deri aty sa ta quajnë “Neymar 2.0”.

Etiketa: Real MadridSportVinicus

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në minierën e bakrit në zonën e Spaçit, ku ka mbetur i plagosur një...

Lexo më shumë
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com