Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive nëpërmjet celularëve.
Dy të arrestuarit janë të moshave 21 dhe 26 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Institut, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post