GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Violinistja shqiptare, Ervis Gega zgjidhet në krye të Filarmonisë Klasike të Bonit

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Violinistja shqiptare, Ervis Gega zgjidhet në krye të Filarmonisë Klasike të Bonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 “Një vlerësim, shumë të madh, por edhe një sfidë e një përgjegjësi shumë e madhe, në të njëjtën kohë.”- kështu e konsideron violinistja shqiptare Ervis Gega drejtimin e Filarmonisë Klasike të Bonit në Gjermani, detyrë të cila i është besuar vetëm pak ditë më parë.

Në një lidhje skype me emisionin ‘Kjo javë’ ajo rrëfeu emocionet dhe përgjegjësitë për këtë arritje të madhe në karrierën e saj.

Violinistja Gega zgjidhet në këtë mënyrë pasardhëse në post e dirigjentit të njohur gjerman, Heribert Beissel, i cili e themeloi Filarmoninë Klasike të Bonit dhe e drejtoi atë vetë, mbi 50 vjet me radhë.

Intervista:

PYETJA: Ju e mësuat këtë lajm pak ditë më parë, c’do të thotë të jesh në krye të Filarmonis Klasike të Bonit?

ERVIS GEGA: Unë punoj në Filarmoninë Klasike të Bonit, prej 20 vitesh. Që kur jam rikthyer nga Londra në Gjermani në vitin 2001, përvec mësimdhënies një nga profesionet e mia konstant prej 20 viteve, nisa punë edhe në Filarmoninë Klasike të Bonit. Kontakti dhe dëshira për të qenë gjithmonë pjesë e këtij institucioni më lindi sëbashku me dirigjentin që e drejtonte dhe që e ka drejtuar Filarmoninë Klasike të Bonit prej 50 vitesh. Ai më përfshiu të jem edhe soliste edhe koncert maestre dhe kemi patur një lidhje shumë të ngushtë prej 20 viteve bashkë. Vitet e fundit kur z. Beissel, nisi të mos gëzonte shëndet të plotë, unë u përfshiva shumë edhe në shumë problematika menaxheriale, dhe kështuqë marrja e drejtimit të Filarmoninë së Bonit është pak a shumë jo një gjë e papritur për mua.

PYETJA: Edhe pse një sfidë e madhe, e prisnit si lajm?

ERVIS GEGA: Kisha disa vite që po pregatitesha për ta marrë këtë gjë, dhe pregatitjen e ka bërë vetë dirigjenti im pasi dëshironte shumë që unë të isha pasardhësja e tij në drejtimin e këtij institucioni. Filarmonia e Bonit është një nga orkestrat më të mëdha në Gjermani me një strukturë dhe një platformë prej 12 koncertesh cdo muaj. Është e vetmja orkestër me një platformë të tillë në Gjermani. E vecanta është se 6 muaj në vit bën turne në 12 sallat më të mëdha, janë salla me 2 mijë spektatorë. Filarmonia jonë ka 12 mijë abonentë dhe kemi një axhendë prej 90 koncerte në vit. Është një platformë e konsoliduar prejt 30 vitesh, është edhe një internacional orkestër akademi. C’do të thotë kjo? Internacional orkestër akademi do të thotë që shumë studentë apo muzikantë që mbarojnë studimet në universitetet e Gjermanisë, bëjnë një praktikë prej 1 ose 2 vite dhe pregatiten për të filluar punë në orkestrat e ndryshme në Gjermani. Po ashtu ofron një platformë për fituesit e cmimeve të ndryshme nëpër botë. Platforma që ne ofrojmë i ndihmon shumë për karrierën e tyre.

PYETJA: A ka shqiptarë të tjerë në pozicione të tilla?

ERVIS GEGA: Unë nuk njoh shqiptar të tjerë në një post drejtues të tillë, megjithatë ka shumë shqiptarë të tjerë dhe instrumentistë të mirë që sot janë nëpër orkestra shumë të rëndësishme si koncertmaestro të orkestrave të ndryshme.

PYETJA: A do të largoheni në një të ardhme nga skena, për t’u fokusuar në drejtimin menaxherial?

ERVIS GEGA:Jo, absolutisht. Jeta ime do vijojë po njësoj. Unë vijoj të luajë koncerte si soliste, jo vetëm me orkestrën time, por edhe me të tjera, ajo është dashuria ime e parë. Për këtë prindërit e mi sakrifikuan jetën. Ndryshimi që do ketë, unë kam një skuadër që do punojë me mua për anën menaxheriale të orkestrës. Po mbyll kontratat me dirigjentë të ndryshëm nga e gjithë bota pasi orkestra jonë, në të ardhmen do drejtohet me dirigjentë ‘mysafire’, Ne kemi gjashtë muaj turne dhe dy nga këto muaj unë do t’i drejtoj vetë.

PYETJA: Cili është ekstrakti i konceptit tuaj artistik?

ERVIS GEGA:Do të bazohet në traditën e orkestrës tonë, që është muzika klasike vjeneze, kjo traditë është krijuar para 15 vitesh. E vetmja gjë që do ndryshojë, është se do jemi më inovativë, do ruajmë traditën me një inovacion. Do ta hapim orkestrën tonë, me dirigjentë ndërkombëtarë.

Etiketa: Ervis Gega

Lajme të lidhura

Sot skena mbetet më e varfër, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena
Aktualitet

Sot skena mbetet më e varfër, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena

10:31 - 02/11/26
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
Para
Alfio i kërkoi publikisht një fëmijë të dytë dhe ja cila ishte përgjigja e Fatmës

Alfio i kërkoi publikisht një fëmijë të dytë dhe ja cila ishte përgjigja e Fatmës

TË FUNDIT

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Aktualitet

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

13:49 - 08/11/26

Lidhja mes Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, sipas dyshimeve të Prokurorisë së Posaçme, nuk kufizohet vetëm te...

Lexo më shumë
Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

13:35 - 08/11/26
Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!

Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!

13:14 - 08/11/26
Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës

Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës

12:35 - 08/11/26
Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

12:06 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com