GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vjedhja në Postën e Durrësit/ Paratë me qese të zezë çoheshin në zyrën e drejtoreshës

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Vjedhja në Postën e Durrësit/ Paratë me qese të zezë çoheshin në zyrën e drejtoreshës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish drejtoresha e Postës së Durrësit, e arrestuar për grabitjen e mbi 700 mijë eurove nga fondi i pensioneve dhe ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë dyshohet se ka lëvizur paratë nga arkat e institucionit për në zyrën e saj në sy të kamerave të sigurisë. Pamjet filmike tregojnë komunikimin mes ish-drejtoreshës dhe vartëseve të saj. Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni (veshur me të bardha) ka një shumë parash në një qese të zezë dhe i çon në zyrë. Ndërkohë në pamje duken edhe momente të tjera brenda në zyrë, ku Duni shfaqet me letra në duar, duke biseduar me ish- arkëtaren, Paola Dana.

Para togave të zeza treja punonjëset kanë dhënë deklarime kontradiktore. Arkëtarja ka deklaruar se paratë janë marrë nga ish-shefja e financës, Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit pretendon se të gjitha paratë janë përvetësuar nga ish-drejtoresha Elisabeta Mataj. Kjo e fundit fajëson dy vartëset për mungesën e fondeve. Prokurori bëri me dije se hetimet janë shtrirë edhe në aktivitetin e Elizabeta Matajt, jashtë orarit të punës. Ajo rezulton se ka frekuentuar disa kazino në Tiranë gjatë muajve prill dhe maj, duke ngritur dyshime se paratë e vjedhura i ka lënë në bixhoz. Ndërsa avokati i kundërshtoi provat dhe masën e sigurisë.

Ndërkohë që dosjes i është bashkëngjitur edhe një kallëzim i ri penal. Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Filialit të Postës Durrës, Elisabeta Mataj, e cila ndodhet në burg, ka kallëzuar ish-shefen e Financës së postës Valbona Duni, edhe kjo me masë sigurie arrest shtëpie. Në kallëzim e së hënës Fetah Mataj pretendon se bashkëshortja e tij nuk është përgjegjëse për skandalin financiar në Postën e Durrësit, ndërsa sipas tij, duhet të hetohet edhe ndaj Valbona Dunit, e cila sipas tij ka krijuar një pasuri të konsiderueshme dhe nuk e justifikon me një rrogë mujore 60 mijë lekëshe. Ai kërkon që të hetohet burimi i kësaj pasurie, si dhe aktiviteti ekonomik i familjarëve të saj.

Feta Mataj shprehet se bashkëshortja e tij, Elisabeta Mataj, e cila ndodhet në burg pas hetimeve për skandalin në Postën e Durrësit, i kishte raportur më herët problematikat në sektorin e financës dhe për shqetësime që, sipas tij, nuk ishin marrë në konsideratë nga drejtuesit. Elisabeta Mataj, që përveç drejtimit të Postës, rezulton të ketë ushtruar edhe funksione të tjera në institucione publike. Sipas dokumenteve, ajo ka qenë anëtare e Bordit të Autoritetit Portual Durrës (Vendimi nr. 4), si edhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit (Vendimi nr. 21), ndërkohë që njëkohësisht drejtonte edhe filialin e Postës Shqiptare në qytet.

Në të njëjtën kohë, bashkëshorti i saj, Fetah Mataj, rezulton të jetë koordinator i Partisë Socialiste për zonën e Porto Romanos në Durrës. Po ashtu rezulton se ai është një person me precedent penalë. Në vitin 2009 Fetah Mataj ka qenë i dënuar si sekser i disa funksionarëve publike ndërsa në 2012, rezulton i dënuar me 5 vite për kanosje dhe gobvënie. Ndërsa në vitin 2017, banesës së tij i është vendosur një sasi e vogël eksplozivi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1vjedhja e Postes

Lajme të lidhura

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera
Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

22:07 - 31/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!

21:42 - 31/08/26
“Koha për ndryshim, këtij sistemi i ka ardhur fundi”, Gent Progni: Mos të ketë përçarje, bashkë rrëzojmë qeverinë Rama
Aktualitet

“Koha për ndryshim, këtij sistemi i ka ardhur fundi”, Gent Progni: Mos të ketë përçarje, bashkë rrëzojmë qeverinë Rama

21:31 - 31/08/26
Para
Bashkëshorti i deputetes Spiropali nën hetim për kërcënim të një drejtoreshe të Tatimeve

Bashkëshorti i deputetes Spiropali nën hetim për kërcënim të një drejtoreshe të Tatimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera
Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

22:07 - 31/08/26

Lëvizje të reja janë ndërmarrë në radhët e Policisë së Shtetit, ku është ndryshuar drejtuesi i Departamenti të Kufirit dhe...

Lexo më shumë
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!

21:42 - 31/08/26
“Koha për ndryshim, këtij sistemi i ka ardhur fundi”, Gent Progni: Mos të ketë përçarje, bashkë rrëzojmë qeverinë Rama

“Koha për ndryshim, këtij sistemi i ka ardhur fundi”, Gent Progni: Mos të ketë përçarje, bashkë rrëzojmë qeverinë Rama

21:31 - 31/08/26
Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, gruaja që denoncoi lidhjet e tij me Edi Ramën

Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, gruaja që denoncoi lidhjet e tij me Edi Ramën

21:16 - 31/08/26
Protestuesi me tone të forta: SPAK të arrestojë Ramën e Ballukun brenda shtatorit! Paguheni me mijëra euro

Protestuesi me tone të forta: SPAK të arrestojë Ramën e Ballukun brenda shtatorit! Paguheni me mijëra euro

21:05 - 31/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com