Denoncohet një tjetër tender për pastrimin. Tenderët për menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimet thithin më shumë para nga buxheti i shtetit. Dhe kjo sjellë më shumë përplasje mes ujqërve të tenderëve, kush e kush të nënshkruajë më shumë kontrata. I tillë është dhe prokurimi i fundit. Bëhet fjalë për projektin me objekt “Pastrimi, grumbullimi dhe largimi i mbeturinave të qytetit Cërrik”.
Për këtë tender Bashkia Cërrik Planifikon të shpenzojë 116.666.667 lekë (të reja) ose 996.810.21 euro. Këto para do të shkojnë për të fshirë 110 mijë metra katrorë rrugë dhe për të zbrazur 296 kontejnerë në qytezën e vogël dhe të varfër të Cerrikut. Në fakt, në kontratë thuhet që duhet bërë çdo ditë dezinfektimi i koshave. Por, në të vërtet në qytetet e vogla as pastrimi i tyre nuk bëhet çdo ditë. Pavarësisht se projektet për pastrim ngrihen në piedestal nga kryebashkiakët.
Përveç kësaj, tenderët për pastrimin janë kthyer në mega aferë ku përfshihet çdo bashki. Edhe tenderi për të ciklin flasim është nënshkruar në shkelje të ligjit. Ankimuesi, firma “Rej shpk”, evidenton se tenderi është hartuar në atë formë, ku në bashkia kërkon të kalojë të gjitha proceset për mbetjet në 1 kontratë dhe kështu kërkon staf shtesë nga kompanitë.
Ankesa
Ankimuesi sqaron se tenderi parashikon vetëm grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve, çka nuk ka nevojë për një specialist që të bëj klasifikimin e tyre, sikur kërkon Bashkia Cërrik. “Për sa më sipër, në legjislacionin në fuqi është parashikuar qartë, se kriteret duhet të jenë të lidhura ngushtë me objektin e kontratës, zërave të punimeve dhe në raport të drejtë me ligjet specifike përkatëse. Kriteri i vendosur nga ana e autoritetit kontraktor për disponimin e një specialist për klasifikimin e mbetjeve dhe menaxhimin e tyre është abuziv pasi së pari nuk tregohet se çfarë kualifikimi duhet të ketë ky specialist dhe së dyti në asnjë rast nga ana e OE I cili do të shpallet fitues nuk kërkohet menaxhimi i mbetjeve ku të lindë nevoja e klasifikimeve të tyre por vetëm grumbullimi dhe transportimi i tyre”, sqarohet në ankesë.
Pra, duket qartë që procesi i pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve urbane nga kjo bashki do të bëhet shkel e shko. “Një rrugë e dy punë” kërkon të bëjë Bashkia Cërrik me këtë tender, por ligji për menaxhimin e mbetjeve urbane nuk e lejon këtë gjë. Pasi menaxhimi i mbetjeve është një proces i gjatë dhe i rëndësishëm, ku bëhet klasifikimi (ndarja) dhe kërkohen persona të specializuar. Në përfundim KPP i dha të drejtë ankimuesit dhe i anuloi tenderin Bashkisë Cërrik. Duke rritur listën e tenderëve të pastrimit që kapen në shkelje dhe anulohen.
Si bëhen pis tenderët e pastrimit
Shtojmë këtu faktin se janë 1 milionë euro vetëm për fshirë rrugët. Por, gjatë gjithë vitit hapen të tjera tenderë. Ndërkohë afrojnë zgjedhjet po afrojnë dhe kryebashkiakët i janë “trembur” paralajmërimit të kryeministrit për pastrimin e qyteteve.
Shpresojmë që kryeministri ynë të shoh ndonjëherë edhe skemën që përdorin kryebashkiakët për pastrimin. Konkretisht, Luan Kapri e denoncoi këtë tender vetëm për faktin që nuk e fitoi ai kontratën. Pasi ai vetë ka përfituar shpesh herë tenderë për pastrim në shkelje të ligjit. Përmendim tenderin 1.3 miliardë lekë për pastrimin e Spitalit të Traumës. Si dhe tenderin 1 miliardë lekë për pastrimin e mbetjeve në Përrenjas. Më i fundit ka qenë tenderi 2.7 miliardë lekë për pastrimin e Vorës.
Përmendëm vetëm këto tenderë që Luan Kapri është bërë palë me biznesmenë të tjerë, për të përfituar kontratën në shkelje. Siç duket tenderët e pastrimit gjithmonë kapin shifra mbi 1 miliardë lekë. Dhe sa më i madh fondi aq më shumë abuzime ka prokurimi.
Lexo edhe: Tirana përmbytet/ Veliaj, 30 mln Kaprit për godinën e Emergjencës
Discussion about this post