GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vjet i mbolli, sivjet i shkul! Kontrata e dyshimtë 161 MLN lekë e Sakos me Pjetër Trashajn për pemët

12:48 - 03/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Vjet i mbolli, sivjet i shkul! Kontrata e dyshimtë 161 MLN lekë e Sakos me Pjetër Trashajn për pemët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bën Lali Eri mashtrime me “Pyllin Orbital” në Tiranë, e kopjon edhe kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako. I jep miliona Euro Pjetër Trashajt bashkia Tiranë, vrapon edhe Emiriana Sako të kapë të njëjtën kompani. Gjithçka ndodh pas fasadës që mbulon tenderat fiktivë për pemët dhe shkurret dekorative.

Kështu, çdo vit në Durrës shpenzohen qindra miliona lekë për të mbjellë pemë. Në të kundërt, qyteti vazhdon të mbetet në një nga qytet më të betonizuar dhe temperaturat djegin qytetin si në asnjë qytet tjetër të Ballkanit.

Kjo ndodh për shkak se kryetarja një vit i mbjell dhe vitin tjetër i shkul pemët. Kështu ka bërë përmes tenderit që do të raportojmë sot, i cili ka si objekt ‘Gjelbërim në qytet’, i cili kushton 161 milionë lekë. Gara për tenderin është mbyllur në 18 mars 2024 dhe më 2 maj 2024 është bërë publik emri i fituesit që është “ALBGARDEN” SHPK.

Për këtë tender në fillim janë paraqitur dy oferta, por propozimi i firmës LEON KONSTRUKSION Shpk, edhe pse duket më ekonomik, nuk u mor parasysh, sepse kjo firmë u skualifikua që në fazën e parë. Për në finale mbeti vetëm zarfi me ofertën e ALBGARDEN SHPK në pronësi të Pjetër Trashajt. Pasi ishte eliminuar konkurrenca, kjo firmë mori kontratën e kryetares Sako.

Tenderi përfundoi jo vetëm pa garë, por edhe me pranimin e ofertës sa 99% e fondit limit. Sako e mbajti disa kohë në sirtar kontratën dhe tashmë është e publikuar në Agjencinë e Prokurimeve

Për këto shkelje portali monitorues ‘Open Data Albania’ i ka vendosur “Flamur të kuq” tenderit, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Mbillen të njëjtat pemë çdo vit

Ndërkohë sikur përmendëm pak më lartë, sipërfaqja e gjelbëruar nuk rritet sepse kryetarja Sako vetëm zëvendëson pemët ekzistuese.

Në tabelën më poshtë thuhet se do të bëhen gërmime, dhe do të shkulen pemët dekorative ekzistuese, sepse do të mbillen të reja, prandaj edhe do të shpenzohen aq shumë para.

 

Po pse i shkul Sako këto pemë që janë mbjellë një vit më parë? Kujtojmë se kryebashkiakja e Durrësit ia fali tenderin 290 milionë lekë “ALB Garden” në 1 maj të vitit 2023.

Po e risjellim për lexuesit dokumentin më poshtë, ku tregohet tenderi me “Flamur të kuq”, që Eimiriano Sako i ka dhënë një vit më parë kësaj kompanie.

 

Ku janë pishat e mbjella në Lurë?

Nga ana tjetër, biznesmeni Pjetër Trashaj është i evidentuar herët për marrjen e tenderave me abuzime dhe shkeljen e kontratave. Në vitin 2014, Trashaj kishte futur të birin në administratën e ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Në kuadër të projektit për ripyllëzimin e Lurës, kryetari i komisionit të tenderave për pyllëzimet në Ministrinë e Mjedisit, Ender Trashaj, ia dha kontratën të atit, që ishte administrator i kompanisë “Alb-garden”. Kompania duhej të mbillte sipas angazhimit 45 862 copë fidanë, kryesisht pisha. Situata në terren nxjerr se vetëm një sasi e vogël janë mbjellë, madje dhe një pjesë e tyre janë tharë.

 

 

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimEmirana Sakopemepjeter trashajtender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Ambasadori i BE: Transparenca e menaxhimit të financave publike e rëndësishme për integrimin në BE

Ambasadori i BE: Transparenca e menaxhimit të financave publike e rëndësishme për integrimin në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26

Pas përplasjeve në Kuvend, Niko Peleshi ka ndërprerë seancën. Situata u tensionua teksa kreu i grupit parlamentar të PS Taulant...

Lexo më shumë
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com