GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani takon Makron dhe Scholz, ja temat e bisedave mes tyre

22:00 - 06/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vjosa Osmani takon Makron dhe Scholz, ja temat e bisedave mes tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me të cilët ka biseduar për çështjen e vizave dhe dialogut. Takimi trepalësh u zhvillua në margjina të samitit inaugurues të platformës së Bashkësisë Politike Evropiane, që u mbajt në Pragë më 6 tetor.

Sipas njoftimit, Osmani ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë për “angazhimin e tyre për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke përmendur rëndësinë vendimtare që ky proces të përfundojë gjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së”.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave dhe kjo çështje do të jetë në rend dite të Këshillit Evropian më 13 tetor.

Ndërkaq, sa i përket dialogut politik me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Osmani tha se Kosova është e interesuar që ky proces të mbyllet “sa më shpejt, me njohje të ndërsjellë” dhe duke mos prekur integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Ajo falënderoi Parisin dhe Berlinin për përpjekjet e tyre për të intensifikuar procesin e dialogut.

Scholz dhe Macron së fundmi kanë emëruar këshilltarët, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim që të shtyjnë palët drejt përmbylljes së procesit.

Ndryshe, Kosova ishte në mesin e 44 shteteve që u ftuan në samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, që po mbahet në kohën kur kontinenti evropian po përballet me sfida të sigurisë dhe energjisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Sipas një njoftimi të Presidencës së Kosovës, Osmani në takim ka kërkuar përkrahjen e shteteve evropiane për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Bashkësia Politike Evropiane është një forum, që fillimisht ishte propozuar në maj të këtij viti nga presidenti francez Macron. Sipas liderit të Francës, ky forum nuk synon të zëvendësojë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, për shtetet aspiruese. Ai ka thënë se Bashkësia do të shërbejë për të lehtësuar shkëmbimet mes shteteve të BE-së dhe atyre që janë jashtë bllokut. /Rel/

Etiketa: Kryesore1MakronosmaniScholz

Lajme të lidhura

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
Afera e inceneratorëve/ Agron Duka: Kam qenë vetë ministër, fajtor më shumë se Bllako është…

Afera e inceneratorëve/ Agron Duka: Kam qenë vetë ministër, fajtor më shumë se Bllako është...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…
Sport

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26

Një deklaratë e bujshme ka bërë xhiron e rrjetit sot në Itali, pasi ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin...

Lexo më shumë
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

16:13 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com